Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti bën të ditur se parashikimet për këtë vit janë që norma e rritjes ekonomike të jetë rreth 4 për qind. Ndërsa, gjithashtu thotë se për vitin që sapo kemi hyrë parashohin ulje të inflacionit në 6 për qind, normë kjo e cila siç thekson ai, do t’i kontribuojë rritjes ekonomike.
Sfidë për vendin mbetet qarkullimi i valutës serbe, dinarit në disa komuna të Kosovës me shumicë serbe. Ndërsa, e mira për vendin, vazhdon të mbetet rritja e vazhdueshme e të hyrave nga diaspora, remitancat të cilat kanë arrit rreth 1 miliard euro vetëm për dhjetë muaj të vitit 2022.
“Parashikimet tona janë se do të kemi një rritje ekonomike 3 për qind deri 4 për qind për vitin 2022. Ndërsa, viti 2023 siç po shihet edhe në nivel botëror si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, do të jetë sfidues. Mirëpo, ne si BQK parashikojmë që nga gjysma e dytë e vitit të 2023 do të kemi një konsolidim të plotë në nivel të Kosovës e global, që më pastaj kjo do të ndikojë që parashikimet tona për vitin e ardhshëm të kemi një rritje përafërsisht rreth 4 për qind të rritjes ekonomike në Kosovë. Kjo mund të konsiderohet si një rritje e ekonomike e konsoliduar e që më pastaj do të ndikohet prej shumë faktorëve. Po ashtu, parashihet që të kemi një ulje të inflacionit në vitin e ardhshëm. Parashikimet tona janë që kjo normë e inflacionit do të ulet deri në 6 për qind. Dhe kjo ulje do të ndikonte pozitivisht në aftësinë paguese të qytetarëve, duke ndikuar po ashtu edhe në rritjen e konsumuese si kategori kryesore, e cila do të ndikojë në rritjen ekonomike”, thekson Mehmeti.
I pari i BQK-së thotë se 5.5 për qind kanë shënuar rritje remitancat në periudhën janar-tetor. Derisa investimet e huaja direkte kanë arritur në 567 milionë euro, ku dominojnë investimet në patundshmëri.
“Deri në tetor ishin 1.48 miliard euro shpenzimet jorezidente që kryesisht te këto shpenzimet realizohen nga paratë e diasporës në Kosovë. Po ashtu, kemi edhe rritje të remitancave, kanë arritur rreth 1 miliard euro, gjithashtu edhe investimet e huaja direkte kanë arritur prej 395 milionë euro në 567 milionë euro, kjo është një rritje e konsiderueshme, që edhe kjo realizohet kryesisht prej diasporës. Meqenëse jemi tek investimet e huaja direkte, mbi 67 për qind e tyre janë në patundshmëri, e që realizohen nga diaspora”, thotë ai.
Këtë vit shënojmë 15-vjetorin e shtetësisë por valuta e Serbisë, dinari, është duke qarkulluar si mjet pagese në vendbanimet serbe, në të gjithë territorin e Kosovës, veçanërisht në katër komunat veriore. Qarkullim të dinarit për pagesa dhe madje në “Exchange”.
Për këtë, guvernatori Mehmeti thekson se për çdo rast e njoftojnë policinë për ta luftuar këtë dukuri antikushtetuese.
“Ne kemi pasur raste dhe informata kur kanë operuar edhe bankat komerciale në mënyrë ilegale, të cilat kanë bërë qarkullim të dinarit. Ajo çka na takon neve si BQK, që me ligj është autoritet për rregullimin e të gjithë institucioneve financiare, duke filluar prej licencimit, mbikëqyrjes, rregullimit e kështu me radhë. Derisa kemi pranuar informatat e tilla për funksionimin e tyre, puna jonë si BQK ka qenë që të njoftojmë Policinë e Kosovës. Dhe ne kemi pasur raste kur i kemi njoftuar policinë deri tri herë. Ka pasur edhe raste kur janë marrë edhe veprime sikur rasti në Graçanicë, pastaj edhe veprime të tjera. Kështu që kemi vepruar së bashku me Policinë e Kosovës sa herë që është kërkuar. Mirëpo, plani operativ ndërtohet prej Policisë së Kosovës. Puna jonë që sa herë të hasim në raste të tilla, ta njoftojmë Policinë e Kosovës që ka ndodhur edhe në të kaluarën. Gjatë 2022-së nuk kemi pasur raste që i kemi raportuar tek policia, por vitet e mëhershme po”, thekson Mehmeti.
Vendi dhe bota u prek nga ngritjet e çmimeve, kështu edhe bankat komerciale rritën çmimet e normave të interesit në Kosovë. Këtë shtrenjtim, e arsyeton guvernatori Mehmeti.
“Norma e interesit për kredi vazhdon të mbetet e njëjtë, 6.2 për qind është rritja e normës së interesit, ndërsa në tetorin e vitit të kaluar ka qenë 6 për qind. Për shkak të inflacionit të lartë, Banka Qendrore Evropiane për herë të tretë ka rritur normat e interesit. Përkundër kësaj sektori bankar në Kosovë vazhdon ta mbajë nivelin e njëjtë të normave të interesit në kredi. Kostoja në përgjithësi është rritur si rezultat i rritjes së normave të interesit që ka bërë Banka Qendrore Evropiane, mirëpo në bazë të planeve të bankave nuk kemi parë që kanë planifikuar ndonjë rritje të normës së interesit për kundër që në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, por edhe në Amerikë ka rritje të kësaj norme. Ndërkaq, tek ne nuk planifikohet rritje e normës së interesit edhe në vitin e ardhshëm”, shprehet ai.
Më 16 dhjetor ka qenë afati i fundit për aplikim për të gjithë atë që kanë synuar pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Në emrat e siguruar nga Telegrafi, del se për këtë pozitë kanë aplikuar 12 persona, përfshirë guvernatorin aktual Fehmi Mehmeti.
Përveç Mehmetit, për ta drejtuar institucionin më të lartë financiar janë në garë edhe Nexhat Kryeziu, Shkëndije Himaj, Emanuel Bajra, Mentor Nimani, Bezad Halilaj, Artan Ajazaj, Valdrin Krasniqi, Mentor Geci, Genc Rraci dhe Ardian Uka. Himaj së bashku me Safet Merovcin dhe Besnik Bislimin kishin qenë kundër kandidatë të Mehmetit më 2018.
Sipas shpalljes që ishte bërë nga BQK-ja, emërimi do të jetë për një mandat pesë vjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rssssss.png)
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu
![Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-06-at-15.16.29-780x439.jpeg)
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën
![Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/patente-shoferet-780x439.jpg)
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës
![Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1672232372631255-780x439.jpg)
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime
![Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/DSC_0178-1130x635px-780x439.jpg)
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame