Mbrojtësi portugez, Raphael Guerreiro thuhet se ka nënshkruar tashmë kontratën me Bayern Munichun.

Bayern Munichu tashmë ka kryer edhe transferimin e dytë si lojtar të lirë, pasi ka nënshkruar me Guerreiro pas Konrad Laimer.


Është eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar transferimin e portugezit te Bavarezët.

“Raphael Guerreiro sapo ka nënshkruar kontratën zyrtare si lojtar i ri i Bayernit. Marrëveshja u përfundua”.

“Guerreiro bashkohet si lojtar i lirë me kontratë të vlefshme deri në qershor 2026”, ka shkruar Romano në profilin e tij privat.

Ndryshe, 29-vjeçari ka pasur një sezon fantastik me Borussia Dortmundin, ku në 36 ndeshje zyrtare ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë.. /Telegrafi/

telegrafi sport app