LAJMI I FUNDIT:

Guerot: Kosova ka ende mundësi për KiE, duhet dërguar drafti për Asociacionin në Kushtetuese

Guerot: Kosova ka ende mundësi për KiE, duhet dërguar drafti për Asociacionin në Kushtetuese

Ambasadori i Francës në Kosovës, Oliver Guerot, ka thënë se Kosova nuk ka qenë në agjendë për anëtarësim në KiE.

Ai në “Debat Plus”, tha se Kosova duhet të bëjë diçka për Asociacionit.

“Mesa kam njohuri, asnjë vend gjatë takimeve aso sa herë ka qenë e mundur kanë kërkuar formalisht që të diskutohet aplikacioni i Kosovës, nuk ka qenë në agjendë, s’ka pasur kërkesë zyrtare. I bie që nuk është vetëm Franca dhe Gjermania, por janë pak a shumë gati të gjithë. Duhet të jetë pika fillestare e reflektimit pse është kështu, në vend të mundohemi të analizojmë nëse është parakusht, kusht i mëvonshëm, rekomandim, është bërë një fakt jete, për të cilin të gjithë presim të ndodhë diçka lidhur me Asociacionin”, tha ai.


Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?
Lexo po ashtu Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Guerot tha se Franca nuk ka thënë asnjëherë themelojeni Asociacionit për KiE, sipas tij ata kanë kërkuar një hap të prekshëm nga Kosova, siç është dërgimi në Kushtetuese.

“Askush nuk ka kërkuar formalisht që të diskutohet aplikacioni, nga kjo kam parë që ekziston kuptim i përgjithshëm i sugjerimit tonë të bëhet diçka. Bëni diçka, draftstatutin në Kushtetuese, është një rrugë më e sigurtë të vazhdohet tutje. Asnjëherë s’kemi thënë themeloni Asociacionin para kësaj e kemi thënë bëni një hap të prekshëm bëni diçka, kjo është gjëja më e mençur. Dëgjojmë komente shumë, nganjëherë është n’rregull nuk është I keq, nganjëherë thuhet se ka të meta. E vetmja mënyrë për të ditur është ta dërgoni në Gjykatë”, tha ai.

Ai tha se Franca e mbështet Kosovën për anëtarësim në KiE, por sipas tij Kosova duhet ta dërgojë në Kushtetuese draftin.

Ai tha se do të ketë mundësi të tjera për Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori