Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK) , Hysni Gucati, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili bëri thirrje për vëllavrasje dhe trazira në vend.
Gucati, përmes një postimi në Facebook, tha se deklarimet e tilla janë kërcënime direkte ndaj presidentit Thaçi si dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë i Gucatit:
“Reagim ndaj deklaratave të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili bënë thirrje për vllavrasje dhe trazira në vend.
Agim Bahtiri në paraqitjet e tij para opinionit publik, ka bërë deklarime që shkojnë në dëm të vendit, të progesit dhe pavarsisë së Kosovës. Paraqitjet e tilla, janë metoda të vjetra të argatëve të Serbisë, thirrjet për vëllavrasje kanë qenë aduti i fundit që Serbia e ka përdorur në momente të caktuara historike. Deklarimet e Agim Bahtirit ishin paraqitje publike për friksimin e opinionit Kosovar dhe kërrcnime direkte të presidentit Thaçi. Sigurisht se Agim Bahtiri pas këtij kërcnimi publik ka llogaritur edhe në aleancat e Serbisë, të klaneve të krimit të organizuar që veprojnë në Mitrovicën e veriut, mafisë së organizuar dhe strukturave të BIA-së. Ndoshta Agimi nuk e dinë se Serbia e ka humbur luftën dhe betejën më Kosovën. Policia dhe organet tjera të sigurisë të Shtetit të KOSOVËS, sa here që kanë dashtë ua kanë treguar vendin strukturave paralele dhe çarqeve të strukturave paralele të shtetit serb që veprojnë në veri e në disa enklava tjera. Ti e dinë, por edhe ne e dimë, që ti nuk je kryetari i Mitrovicës. Kur ke ardhur aty ke qenë konsensual dhe nuk përfaqëson asgjë. Që kur je aty, kurrë kush, asnjë qytetar nuk ta ka pa hajrin. Je kryetar gjysmak, sepse sundon një pjesë të Mitrovicës, kurse atë pjesën tjetër e ke për biznes. Paraqitja juaj, jo vetëm në këtë rast por në të gjitha rastet, ta japë përshtypjen e një përsoni të smuer nga shizofrenia. Jo këtë herë, por me qindra herë, gjërë me tani kanë ardhur kërcnime nga veriu i Kosovës, dhe klanet e mbeturinave paramilitare të ish-pushtetit të Millosheviqit dhe të pasuesve të tij, por në të gjitha rastet, janë parë rezultatet. Këto qasje si tuajat, dhe të mbeturinave paramilitare të ish-pushtetit të Millosheviqit, dhe të pasuesve të tij, tash sa kohë janë bërë demode dhe askush nuk merret më me to, pos disa si ti, por ata janë shumë pak dhe i nevoitën Kosovës sa për të bërë shaka më ta, asgjë më shumë. Kosova ka ecë shumë përpara, e ti e shokët tuaj jeni duke shikuar prapa, sigurisht duke e pritë Serbinë që të kthehet ndonjë ditë. Mos bëni punë koti z.Agim Bahtiri se Serbia kurrë nuk ka më kthye më në Kosovë. Jemi në dijeni edhe për aleancat e fshehta të juve disave më strukturat ruse e serbe, aleanca këto që e kanë filluar punën më herët, por tash së fundi, kanë filluar tu dukën koka e këmbët. Këto aleanca janë fatale për popullin tonë dhe për Kosovën, prandaj ju të parët do të jeni pjesë e këtyre dështimeve. Janë marrë masat dhe është gjetë anti virusi i këtyre aleancave, prandaj edhe nuk keni njerëz të kësaj natyre pas veti. E dimë fare mirë se kush fshihet prapa militantizmit tuaj, se kush po të trimëron për tu paraqitur me kërcnime vllavrasëse që kanë qenë brenga jonë më e madhe ndër shekuj, por mos harro se të gjithë ata që e kanë bërë punën e huaj kanë përfunduar në karantinë. Të gjitha këto janë tendenca dhe orvatje për ta zbehur lirinë dhe sovranitetin e Kosovës, ky është projekt i Serbisë. Prandaj Agim, mos e bënë punën e Serbisë sepse herët a vonë do të pendohesh” (sic.), ka shkruar Gucati.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë sot se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.
Bahtiri i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.
Lidhur me këtë deklaratë, me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, është intervistuar sot Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje