Pep Guardiola ka folur rreth situatës së sulmuesit anësor Leroy Sane, për të cilin ka thënë se të gjithë duan që ai të qëndroj te Manchester City.

E ardhmja e yllit gjerman është në udhëkryq pasi ai nuk është i lumtur me kohën e luajtur te City.


Situata e krijuar nga ai ka bërë që gjiganti gjerman, Bayern Munich të mendoj transferimin e tij në Allianz Arena.

Megjithatë, drejtuesit dhe trajneri i Cityt, Guardiola, nuk janë të interesuar të lejojnë largimin e lojtarit të tyre pasi iu pëlqen loja e Sane.

"Ne duam që ai të qëndrojë. Shpresojmë se ai mund të qëndrojë këtë sezon dhe një tjetër e një tjetër, prandaj i ofruam atij një kontratë të re".

"Unë e dua atë, ka cilësi të veçanta. Ne luajmë nga krahët dhe kemi nevojë për sulmues anësor të veçantë, por është vendimi i tij".

"Është e njëjtë me atë që ndodhi me Jadon Sanchon. Ne e duam atë, po japim gjithçka, por në fund, nëse ai nuk dëshiron, çfarë mund të bësh? Asgjë", ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

telegrafi sport app