Pep Guardiola dështoi mbrëmë që të triumfonte në finalen e Ligës së Kampionëve, derisa tani kanë filluar të qarkullojnë zëra se ai është ‘i mallkuar’.

Trajneri katalunas ndër vite ka menaxhuar lojtarë të dalluar, gjersa me disa prej tyre nuk është ndarë mirë.


Njëri prej tyre ishte edhe Yaya Toure, e që Guardiola e kishte dy herë në skuadër.

toure

Katalunasit ishte së bashku me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë fillimisht te Barcelona, e që nuk u ndanë mirë.

E njëjta gjë ishte edhe te Manchester City, me Guardiolën që i bëri të ditur Tourse se nuk ishte në planet e tij.

Por, në lidhje me largimin te Citizens, agjenti i lojtarit, Dimitri Seluk ka thënë se në Afrikë nuk u ka pëlqyer largimi që i bëri spanjolli, mesfushorit dhe është i mallkuar.

pep guardiola yaya toure cropped 1t7jzkz42ftvd1mfct5vo55xhe

“Ai [Guardiola] e ktheu të gjithë Afrikën kundër vetvetes, shumë tifozë Afrikanë u larguan nga Manchester City”, deklaroi ai.

“Dhe unë jam i sigurt se shumë shamanë afrikanë në të ardhmen nuk do të lejojnë që Guardiola të fitojë Ligën e Kampionëve”.

Screenshot 29

“Ky do të jetë për Guardiolan një mallkim afrikan. Koha do të tregojë nëse kam të drejtë apo jo”, ka shtuar më tej Seluk.

Kjo deklaratë e agjentit të Tourse ishte bërë në vitin 2018 dhe mbetet të shihet në vitet në vazhdim nëse spanjolli e thyen këtë ‘mallkim’. /Telegrafi/

telegrafi sport app