Pep Guardiola ka folur fjalë të mira për rivalët e kësaj jave në Ligën Premier, Tottenhamin dhe trajnerin e tyre, Mauricio Pochettino.
Manchester City dhe Tottenham do të ndeshen në mes vetë këtë të diel dhe trajneri spanjoll ka respekt për kundërshtarin e tyre, pasi sipas tij luajnë një futboll të mirë.
“Mënyra se si Spurs luajnë më pëlqen shumë. Ata janë agresivë dhe kanë shumë cilësi”, deklaroi fillimisht Guardiola.
Trajneri i ‘Qytetarëve’ pati fjalë të mira edhe për trajnerit e Tottenhamit, Mauricio Pochettinon, të cilin e cilëson si njërit nga më të mirët.
“Pochettino është njëri nga menaxherët më të mirë në botë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/