LAJMI I FUNDIT:

The Guardian zgjedh 60 talentët më të mirë të lindur në 2005: Në mesin e tyre edhe shqiptari Arijon Ibrahimovic

The Guardian zgjedh 60 talentët më të mirë të lindur në 2005: Në mesin e tyre edhe shqiptari Arijon Ibrahimovic

The Guardian sot zbuloi listën e tyre të gjeneratës të së ardhshmes 2022, duke nxjerrë në pah 60 prej talenteve të rinj më të mirë të lindur në vitin 2005, ku në mesin e tyre ka zënë vend edhe djaloshi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic.

Mediumi i njohur ka dhënë edhe detajet në lidhje me lojtarin, duke treguar pse e meriton një vend në mesin e më të mirëve.

“Një lojtar me siguri tërheqë shumë vëmendje kur quhet Ibrahimovic, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me Zlatanin. Megjithatë, Arijon, i lindur në Bavari nga prindër me origjinë nga Kosova, është një talent i jashtëzakonshëm”, thuhet në fillimi të shkrimit ku përmenden edhe rrënjët e tij.


“Mesfushori u promovua në ekipin U-17 në moshën 14 vjeç dhe iu bashkua ekipit U-19 kur ishte 15 vjeç. Në vitin 2021, “Ibrahimovici i ri” tashmë po stërvitej me ekipin e parë të Bayernit dhe la një përshtypje pozitive te trajneri, Julian Nagelsmann, me aftësitë dhe qëndrueshmërinë e tij në driblim”, shkruan The Guardian.

Edhe pse ka idhuj si Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo, ai mund  të luajë dhe në mesfushën, por është një sulmues i mirë dhe mund ta luajë me topin me shpejtësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori