Grupi i Vishegradit: Të formohet sa më shpejtë qeveria e re e Maqedonisë

Ka përfunduar dreka e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, me ambasadorët e grupit të Vishegradit, ku u tha se është me rëndësi kyçe të tejkalohet kriza politike dhe të formohet qeveria e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov, ambasadorët u pajtuan se është i patjetërsueshëm hapërimi i vendit në drejtim të integrimeve euroatlantike.
Në takim është biseduar edhe për aktivitetet e radhës dhe planet për shkëmbim të vizitave në nivel më të lartë ndërmjet Maqedonisë dhe vendeve të grupit të Vishegradit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































