LAJMI I FUNDIT:

Grupi parlamentar 6+ sot do të dalin me qëndrim nëse do ta votojnë “Qeverinë Hoti”

Grupi parlamentar 6+ sot do të dalin me qëndrim nëse do ta votojnë “Qeverinë Hoti”

Deputeti nga Grupi Parlamentar 6+, Albert Kinolli ka deklaruar se sot do të ketë takim grupi parlamentar për të diskutuar dhe për të dal me një qëndrim të përbashkët rreth përkrahjes ose jo të Qeverisë së re.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim të ketë 6 +, nëse nuk kanë qëndrim të përbashkët.


Sipas tij, apetitet e deputetëve çdo ditë e më shumë po rriten por ata do ta mbajnë fjalën për atë që vendosin pasi interesi i shtetin është mbi të gjitha.

“Jo nuk jemi në tension jemi të qetë. Ju siç e dini, grupi parlamentar 6+ i ka 6 deputet, nga katër parti të ndryshme. Këto ditë të fundit jemi intensivisht duke u takuar me qëllim që si grupi parlamentar që të kemi një mendim unik. /Telegrafi/