Gruas i vidhet vetura në Lipjan, Policia arreston të dyshuarin dhe ia kthen veturën pronares

Një grua është ankuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 00:48, në Lipjan.
Tutje bëhet e ditur se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e saj. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse vetura i është kthyer pronares”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































