Gjashtë muaj më parë, Shi Zhengli kishte pranuar telefonatën të cilës i është frikësuar tërë jetën. Një nga virologet më të shquara nga Wuhani, ishte jashtë qytetit kur e kishin porositur që menjëherë të kthehet në laborator, transmeton Telegrafi.
Dy pacientë të hospitalizuar kishin pasur inflamacion të pazakontë në mushkëri, kurse Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Wuhan kërkoi ndihmën e saj profesionale sepse ekzistonte frika se është shfaqur një virus i ri, që mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin publik.
Bëhej fjalë për rastet e para të infeksionit me coronavirus, kurse dy muaj e ardhshëm, Zhengli i kaloi në laborator, duke tentuar të mësojë gjithçka për COVID-19.
Për disa ditë së bashku me kolegët zbuloi gjenomin e coronavirusit, por të gjeturat e saj nuk u bën publike menjëherë duke krijuar kështu konfuzion dhe nxitur dyshime se qeveria kineze po mundohet ta fsheh epideminë. Gazetari kinez Gao Ju pretendon se Zhengli i kishte thënë se e kanë “heshtur”.
“Më vonë e kemi kuptuar se instituti i saj kishte zbuluar gjenomin, si dhe kishte bërë teste tjera që nga fillimi i janarit dhe se gjithçka është zhvilluar në një fshehtësi të madhe”, ka shtuar ai.
E vetëm disa javë më vonë, këto të dhëna u zbuluan. Bëri të ditur se bëhet fjalë për një virus të ri, kurse hulumtimet kanë konfirmuar se 96 për qind është i ngjashëm me virusin e gjetur te lakuriqët në Yunan.
Ekipi i saj konstatoi se pesë pacientët e infektuar kanë sekuenca të njëjta gjenetike që mund të gjenden tek të gjithë llojet e coronavirusit.
Gjatë punës së saj 16-vjeçare me lakuriqët, Zhengli ka zbuluar se rajonet subtropikale të Kinës paraqesin rrezik më të madh për bartjen e coronavirusit nga kafshët tek njerëzit.
“Kurrë nuk kam pritur se diçka e tillë do të ndodhë në Wuhan, në pjesën qendrore të Kinës”, ka deklaruar ajo.
Për këtë arsye edhe vetë ajo dyshonte se ndonjë virus “mund të ketë ikur” nga laboratori, por megjithatë hulumtimet kanë treguar se virusi sipas të gjitha gjasave fillimisht ka pasur vatra më të vogla para se situata të rëndohej në Wuhan.
“Garantoj me jetë që virusi nuk ka kurrfarë lidhje me laboratorin tim”, pati shkruar ajo në Facebook gjatë muajit shkurt.
Zhengli është një nga hulumtueset më të shquara në botë për coronaviruset, dhe ka zbuluar dhjetëra lloje të tyre në shpella tek lakuriqët, transmeton Telegrafi.
Me projekte hulumtuese filloi të merret me pikun e epidemisë së SARS-it, që ishte shfaqur në vitin 2002 dhe zgjati deri më 2004, ku prej atëherë nuk është regjistruar asnjë rast tjetër i ri.
Kur krahasoi mostrat e SARS-it dhe coronavirusin e ri e kuptoi se janë shumë të ngjashëm. Vizitoi shpellat dhe mori mostra nga lakuriqët. Megjithatë, për javë të tëra nuk kanë gjetur gjurmë të coronavirusit.
Kjo e zhgënjeu shumë Zhenglin. E kur ekipi i saj po bëhej gati të kthehet në shtëpi, një laborator tjetër u dha pajisje për të testuar antitrupat e njerëzve të infektuar me SARS.
Megjithatë ajo vazhdoi me mbledhjen e mostrave të lakuriqëve dhe rezultatet ishin të pabesueshme. Antitrupat e virusit SARS janë gjetur në tre lloje të lakuriqëve, që do të thoshte se ishin pranë zbulimit të kodit gjenetik.
Besohet se lakuriqët janë përgjegjës për gjashtë 6 raste të shpërthimit të coronavirusit përfshirë edhe COVID-19, por ekspertët gjithmonë theksonin se problemet shfaqeshin gjithmonë vetëm atëherë kur kishin kontakt me këtë kafshë.
Zhengli konsideron se epidemia në Wuhan është thirrje për alarm për gjithë botën, në mënyrë që të reagojnë me kohë për të parandaluar epidemitë tjera.
“Atë çfarë kemi zbuluar është vetëm maja e ajsbergut. Misioni duhet të vazhdojë. Coronavirusët kanë lidhje me lakuriqët që do të shkaktojnë vatra tjera dhe duhet t’i gjejmë para se ato të na gjejnë neve”, ka paralajmëruar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit