Një grua e cila është e martuar me një burrë që më vonë u martua edhe me një tjetër grua, ka rrëfyer për televizionin publik historinë e saj se si është keqtrajtuar e rrahur nga ai.
Një shtëpi në një fshat të largët të komunës së Istogut zhurmon nga zërat e fëmijëve që jetojnë aty.
Zërat e tyre në rrethana normale paraqesin jetë dhe harmoni, por jeta e tyre aty është në mesin e zhurmuesve, stresit e dhunës familjare.
“Shpresa”, nuk është emri i vërtetë i viktimës, por për shkak mos zbulimit të identitet të saj, ne do ta quajmë kështu.
Ajo është një grua e re, në të 30-tat, por që fytyra e saj duket si të ishte shumë vite më në moshë. Kjo si shkak i jetës së rëndë e dhunës që ka përjetuar nga burri që do të duhej ta dojë e të pakujdeset për të.
“Në fillim i kemi pas raportet shumë të mira, kemi kalu shumë mirë, por pas dy viteve, ja nisi dhunë kapak, por e kam përballu…. Ja nisi fjalë, ja nisi të rrehme”.
Por përveç dhunës dhe maltretimit fizik që ‘Shpresa’ ka përjetuar për tri vite martesë, burri i saj kishe vendosur që të martohej edhe njëherë, dhe të jetonte me dy gra në një shtëpi.
“Ai s’na i ka nda as dhomat, me një dhomë dy gratë, në një shtrat kemi flejt dyjat.
“Ka ndodh nëse është kanë me mu tub o diçka, ajo u qu e ka kap… ajo se ka pas dertin”.
Një jetesë e tillë për ‘Shpresën’ kishte vazhduar për 13 vite martesë. E në mesin e një dhune të tillë psikike, ajo ka përjetuar edhe dhunë fizike shumë të rëndë.
“Burrit i humbën 10 euro, ja mori dikush, edhe ai ja nisi me’m fajsu mu që unë ja kam marrë, edhe me tha unë po shkoj dikun edhe kur të kthehna i du paret, unë se kisha iden ku kanë mbet ato pare”.
Por humbja e 10 euro e kishte shtyer atë që kur të kthehej në shtëpi, para mesnatës të ushtronte dhunë në forma të ndryshme në “Shpresa”.
“I tha grus shko mere hunin (durin) që i mbyllshum dyert me të edhe ja ka nis me’m rreh, unë vajzën e kisha vetëm 3 javshe, hala isha llahusë… ai ja ka nis me’m rreh”
“Grues tjetër ja lypke mjetet, ja lypke thikën ja lypke gotën… me thikë ma shtypke fytin krejt me shenja e kam pas, mi ka pre flokt… gotën ma ka thy n’kry, krejt te çame e kom pas edhe mka mlu gjaku”.
Ajo rrëfen se pas disa orëve të dhunës më në fund e kishe lënë, duke e detyruar të pastrohej me ujë të ftoftë.
“Nesër u zgju si mos me pas ndodh sen, edhe me ka detyru me u qu me i kry krejt punët… unë isha e ajne komplet, dorën se nijsha, nofulla krejt mu aj, kryt veç me qitke gjak smu nalke, ai qashtu me tha çu tash me i pre durt”.
Në mesin e dhimbjeve të tmerrshme që Shpresa thotë se kishe përjetuar, ajo e kishe lënë shtëpinë, duke ecur gjatë gjithë ditës në male e fusha, për tu fshehur që të arrinte në mbrëmje në Stacionin Policore, më të afërmin që e kishte.
Aty ajo kishte rrëfyer për dhunën, ku nga trajtimi i mjekut, kishte rezultuar që e kishte njërën dorë të thyer, kokën e prerë e edhe shumë lëndime të tjera.
Për këtë dhunë burri i s’ja ishte mbajtur në paraburgim vetëm dy javë, ku në të njëjtën kohe edhe Shpresa ishte strehuar në një shtëpi të sigurt.
Por, mos përkrahja e familjes se Shpresës, dhe 4 fëmijët që ajo kishte e kishin detyruar që të kthehej përsëri tek burri, dhe të tërhiqte deklaratën e saj në Gjykatë.
Por pasi kishin kaluar 3 vite, ajo prapë ishte kthyer në strehimore, kësaj here, pas kërcënimeve që kishte marrë nga burri i saj, i cili edhe e kishte rrah gruan tjetër.
Kësaj here burri i tyre kishte qëndruar në burg vetëm disa ditë, ndërsa njëra grua kishte qëndruar dy javë në strehimore, e “Shpresa” një muaj.
Burri i saj, kishte arritur që prapë, me ndërmjetësimin e Qendrës për Punë Sociale dhe të familjes së saj, ta bindte që të kthehej në shtëpi, kësaj here për të qëndruar vetëm dy javë.
Pas dy jave prapë kishte ushtruar dhunë ndaj “Shpresës”.
“Shkova nalt, hyna në dhomë erdh edhe ajo tjetra edhe ja ka nis me na rreh të dyjave… knej e kam pas katastrofë, dhëmbin ma thej, dhëmballën, një jave ditë unë kam hjek edhe pasi që kam ardhë këtu (Strehimore), prej dhimbjes së dhëmbit”.
Pas dhunës që kishte përjetuar Shpresa kishte ikur nga shtëpia e burrit, duke ecur në male për të arritur në Polici.
“Shpresa” tani është e strehuar në Strehimore, por ajo asnjërin nga fëmijët e saj nuk e ka me vete. Bashkëshorti i viktimës është i njohur për Komunën e Istogut e gjithashtu edhe për organet e rendit.
Një dhunë të tillë, fizike e psikologjike ndaj dy bashkëshorteve të tij, e konfirmon edhe mbrojtësja e viktimave në rajonin e Pejës.
“Bashkëshortja e parë e ka raportu rastin në Polici, me 02.06.2015, herën e dytë e ka raportu me 05.06.2019 .. Për rastin e parë ka qenë dhunë në familje dhe lëndime të lehta trupor, ka pas lëndime dorën e thyme flok te këputa prej burrit, e lëndime u kanë edhe në pjesën e kraharorit të djathtë edhe ka qenë e mavijosne në fytyrë edhe është kanë e frikësuar ka qenë në stres diçka të pa besueshëm”, e tregon edhe Mbrojtësja e Viktimave në rajonin e Pejës , Saime Syla.
Ajo tregon se si edhe bashkëshortja tjetër me 21 prill të këtij viti e ka paraqit rastin në Polici.
“Është kanë e shqetësume, është rrah në mënyra të ndryshme”.
Qendra për Punë Sociale në komunë të Istogut, përveç që janë në njohuri për dhunën e ushtruar nga ky person e pranojnë që në atë familje ka edhe dhunë psikike shumë të rëndë.
“Ka pas shumë lëndime të rënda, dorën e thyme, kokën e çame fytin e mavijosur, flok te shkulura, rast me të rënd kurrë nuk kemi pa”, tregon Myrverte Verbaj, udhëheqëse e Shërbimeve Sociale në Istog.
Ajo tregon se në atë familje gjendja është mjaft e rëndë, dhe jetesa aty nuk është në standarde të normales.
“Gjendja është tepër e rëndë, paramendoni një familje me kushte të mira ekonomike, ku një burrë i ka dy gra çfarë familje mund të jetë, aty ka problem aty ka xhelozi, ka dhunë psikologjike e edhe fizike, ka shumë fëmijë, te dyja gratë flenë në një shtrat me burrin”.
Burri i “Shpresës” nuk është vetëm ushtrues i dhunës në familje, ai për Policinë e Kosovës është i njohur edhe për shumë vepra të tjera penale.
“Kemi të bëjmë me një person që është recidivist i shumë veprave penale, i njëjti në sistemin informative të Policisë së Kosovës është i njohur për një numër të konsiderueshëm të veprave penale prej të cilave tri ndërlidhen me dhunë në familje… Dy raste të dhunës në familje ndërlidhen me viktimën gruan e parë ndërsa një rast ndërlidhet me gruan e dytë me të cilën ai bashkëjeton”, thotë Arsim Shala, kapiten në Policinë e Kosovës.
Identiteti burrit të viktimës është i njohur për redaksinë, por ai nuk do të publikohet për shkak të sigurisë së viktimave.
Ky person, në bazë të dhënave që na ka dorëzuar Prokuroria Themelore ne Pejë, ka të ngritura 11 aktakuza dhe 13 kallëzime penale. aktakuzat janë për vepra të ndryshme penale.
Ai i ka 5 aktakuza për veprat penale Vjedhje si dhe Vjedhje të rëndë, 1 aktakuzë për asgjësim apo dëmtimi i pasurisë, 2 aktakuza për veprën penale dhunë në familje, 1 aktakuzë për veprën penal,e lidhje e paautorizuar e shërbimeve publike.
Ndërsa në Departamentin e Krimeve të Rënda, ndaj të pandehurit janë ngritur tri aktakuza, 2 aktakuza për veprën penale armëmbajtje pa leje dhe 1 aktakuzë për veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Për prokurorin në Pejë ai është mjaft i njohur dhe për dhunë të ushtruar ndaj grave të tij.
“Deri me tani kemi 2 aktakuza për dhunë në familje, aktakuza e fundit është ngritur me datën 14 gusht të këtij viti dhe rastin tjetër e kemi në prill të këtij viti nga bashkëshortja e tij, ndërsa rastin tjetër e kemi në vitin 2015 nëse nuk gaboj nga vëllau i vet i cili ka qenë viktimë e rastit, për këto dy raste është ngritur aktakuza dhe të njëjtat janë proceduar në gjykatat kompetente. për rastin e fundit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe në bazë të provave dhe materialeve do të veprojë edhe prokurori I shtetit”, tha Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Themelore në Pejë.
Gjykatën Themelore të Pejës, përmes emailit i ka thënë emisionit UDHËVE, që ky person është gjykuar disa herë në Gjykatën e Pejës, por asnjëherë ai nuk ka vuajtur dënim me burg, pasi që të gjitha dënimet janë vetëm dënime me kusht.
Në Gjykatën Themelore Pejë, Dega Deçan është zhvilluar procedurë penale për vepër penale vjedhje e mbetur në tentativë ,dhe është gjykuar më dënim me burgim prej 6 muaj më kusht ne afat për një viti . Aktgjykimi e ka marrë formën e prerë më dt 31.05.2019, ka thënë Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.
Për lëndën penale është nxjerr aktgjykim dënues për vepra penale të vjedhjes ose rëndë dhe është shqiptuar dënimi unik me burgim 2 vite me kushte për 3 vite, po ashtu për pjesën tjetër të veprave penale është nxjerr aktgjykim refuzues pas qe është tërheq prokurori.
Për lëndën penale vjedhje e rëndë , me aktvendimin të datës 30.06.2015, është hedh aktakuza për shkak të parashkrimit relative të ndjekjes penale.
Por, bashkëshorti i ‘Shpresës’, dhunë kishte ushtruar edhe ndaj vëllaut të tij, të cilit sipas arsyetimit të Gjykatës, i ka shkaktuar lëndime të të lehta trupore, dhe për këtë gjë, ai është dënuar me kush prej 3 muajsh, por që, nëse një vepër e tillë nuk përsëritet brenda një viti ai atëherë nuk do ta vuajë dënimin.
Një rrahje e tillë kishte ndodhur në muajin shtator të vitit 2014.
Por, pa u mbushur një vit, në qershor të vitit 2015, ai kishte ushtruar dhunë përsëri, këtë herë ndaj bashkëshortes së tij, “Shpresës”. Ai për një gjë të tillë ka vuajtur dënim vetëm 21 ditë, pasi që dënimi i shqiptuar me burg prej 3 muajsh ishte zëvendësuar me dënim me gjobë prej 400 euro .
Në arsyetimin e aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur me datën 21.08 2015, ishte cekur se i pandehuri vazhdimisht ushtron dhunë si fizike ashtu edhe psikike ndaj të dëmtuarës.
Por kishte mjaftuar ndryshimi i deklaratës së viktimës, e cila kishte thënë se do të shkonte të jetonte me burrin përsëri, dhe prokurori i çështjes i ishte drejtuar Gjykatës që të pandehurit t’i ndërpritej paraburgimi.
Në bazë të kësaj Gjykata do të vepronte në bazë të veprës penale Lëndim i Lehtë truporë dhe do të mjaftohej me dënimin prej 3 muajsh me kusht, të cilën madje e kthen në gjobë prej 400 eurosh, pavarësisht se përsëritjen e veprës penale e kishte konsideruar si rrethanë rënduese.
Në vitin 2014 gjithashtu i pandehuri ishte dënuar më kusht për shkak të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm, ku kishte përdorur armë gjatë një ahengu familjarë.
Ai vetëm brenda një viti, kishte shkaktuar 3 vepra të ndryshme penale, dy të lëndimit truporë, dhe një për armëmbajtje pa leje. Edhe pse nga ana e të pandehurit ishte shkelur dënimi me kusht ai asnjëherë nuk e ka mbajtur dënim efektiv.
Deri tani të gjitha lëndët kanë përfunduar me vendim përfundimtar përveç një Aktakuze që është ngritur në muajin gusht të vitit 2019 për të cilën ende nuk është caktuar seanca fillestare, ka thënë Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.
Ajo ka thënë se të gjitha Aktgjykimet ndaj të pandehurit kanë marrë formën e prerë. Ndërsa deri më tani kemi dy raste të dhunës në familje për të cilët Zyra për Mbrojtjen e Viktimave në Gjykatë ka dorëzuar dy Kërkesa për lëshimin e urdhrit mbrojtës megjithatë në seancë pala e mbrojtur (viktima), në të dy rastet është tërhequr nga kërkesa për lëshimin e urdhrit mbrojtës.
“I pandehuri nuk ka vuajtur dënim për dhunën e kryer ndaj bashkëshorteve me të cilat bashkëjeton për shkak se Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje nuk parasheh shqiptimin e dënimit për kryesin e dhunës por vetë caktimin e urdhrit mbrojtës ( referojuni Ligjit nr. 03/L-182 për Mbrojtje nga Dhuna në Familje), dënimi mund të shqiptohet në procedurë penale vetëm në rastet kur kryesi i dhunës e shkel Urdhrin Mbrojtës të caktuar nga gjykata”.
Gjykata Themelore në Pejë, asnjëherë nuk e ka dënuar të pandehurin me burg, duke e lënë të lirë me dënime me kusht.
Për Kryesuesin e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës rastet e dhunës në familje kur kemi të bëjmë me recidivistë të veprave penale, duhet të merren parasysh që të shqiptohet. Por shoqëria civile dhe rrjeti i grupit të grave mos veprimin më të ashpër nga ana e gjykatës Themelore në Pejë, si dhe të Prokurorisë e sheh dështim në mbrojte të viktimave të dhunës në familje.
“Këtu kemi një dështim të sistemit të drejtësisë, ashtu e kisha përshkru në këtë rast, dhe ka abuzim edhe të fëmijëve … Prokurori menjëherë do të duhej të reagonte plus edhe ky fakti na dekurajon që disa herë është ushtruar dhuna është rast recidivist ku ka edhe lëndime të rënda trupore dhe prokuroria në këtë rajon nuk ka reagu, ndoshta ka ngritë ndonjë aktakuzë, por nuk po shohim që ka ndonjë zbatim të dënimit adekuat, kemi dënime me kusht, që nëse kemi recidivizëm disa herë ajo është no sens”, thotë Ariana Qosaj.
Ndërsa për Ehat Miftarajn nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, një rast i tillë është neglizhencë e Prokurorisë dhe e Gjykatës kompetente.
“Kur kemi të bëjmë me individë të cilët kanë në më shumë se 10 aktakuza ose kallëzime penale dhe kur rastet e këtyre personave marrin kohë me vite për tu trajtuar nga këto institucione atëherë mos trajtimi adekuat i këtyre rasteve i bënë si prokurorët si gjyqtarët njëjtë në fajtorë sikurse kryerësit e veprës penale në rast kur kemi të bëjmë me dhunë në familje. Viktimat e krimit përveçse në njëfarë mënyre po dëmtohen nga qytetarët ose kryerësit e veprave penale pastaj po dëmtohen dyfish edhe nga vet shteti. Ky shtet dhe sistem ligjorë që duhet të jep drejtësi, është kthyer në një vend që jep padrejtësi dhe është bërë kryerësi ose shkelësi më i madh i lirive dhe të drejtave të njeriut”. /RTK
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit
I bënë atentat pranë shtëpisë, ndërron jetën biznesmeni në Tiranë
Dyshohet se i dha kokainë të miturës dhe abuzoi seksualisht, arrestohet një person në Drenas
Plagosja e policit në Fushë Kosovë, vetëdorëzohet i dyshuari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë