Gruaja e Lionel Messit, Antonela, u hodh nga gëzimi teksa burri i saj mposhti Francën në finalen e Kupës së Botës.

35-vjeçari hyri në ndeshjen e sotme duke synuar të shkruajë histori duke kurorëzuar karrierën e tij të lavdishme me të vetmin trofe që i ka shpëtuar deri tani.


Argjentina e filloi ndeshjen mbarë, duke e vënë Francën nën presion që në fishkëllimën e parë, shkruan The Sun.

b1b08c2c 7e82 4215 b632 cc77d4f1c94a Foto: REX

Dhe ata morën epërsinë e merituar në minutën e 23, pasi Ousmane Dembele u gjykua se kishte faulluar Angel Di Maria në zonë.

Messi u ngrit për të ekzekutuar goditjen nga penalltia, duke mposhtur Hugo Lloris nga 12 metra për t'i rrëmbyer miliona mbështetësit e tij në mbarë botën.

Dhe askush nuk u lumturua më shumë se Antonela, e cila u hodh përpjetë për të festuar në tribunë.

2022 argentinas lionel messi scores 783738661 Foto: Reuters

Ajo u bashkua me djemtë Thiago, dhjetë vjeç, Mateo, shtatë vjeç dhe Ciro, katër vjeç.

Dhe babai i Messit, Jorge, po ashtu e shikonte me krenari nga tribuna.

Gjërat u bënë edhe më mirë për Argjentinën vetëm 13 minuta më vonë - me Messin përsëri të përfshirë.

95028af5 4fc6 4d29 ade3 438e7fffbd98 Foto: REX

Ylli i Paris Saint-Germain e gjuajti bukur topin teksa skuadra e tij nisi një kundërsulm, me topin që përfundimisht gjeti Alexis Mac Allister.

Më pas ai e gjuajti atë te Di Maria, i cili mundi shkëlqyeshëm Lloris.

boots lionel messi argentina seen 783712762 Foto: Getty

Shfaqja e ngadaltë e Francës bëri që trajneri Didier Deschamps të merrte masa drastike - duke bërë dy zëvendësime vetëm pesë minuta para pjesës së parë.

wife lionel messi argentina arrives 783719467 1 Foto: EPA

Këpucët e Messit për finalen e Kupës së Botës kishin një dedikimi të veçantë për Antonelën dhe fëmijët.

Ylli argjentinas ka veshur një palë atlete të personalizuara posaçërisht Adidas X Speedportal Leyenda.

d91045c8 eba0 4d5f 8761 3df07529b061 Foto: REX

Fëmija i tij më i vogël, Ciro Messi, ka emrin dhe datën e lindjes të qepur së bashku në anën e majtë të këpucës.

Edhe bashkëshortja e Messit, Antonela Roccuzzo ka një pjesë të emrit “Anto” poshtë të Ciros.

Në pjesën e jashtme të çizmes së tij të djathtë shënohet emri i fëmijëve të tij të tjerë dhe datat e ditëlindjes së tyre: "Thiago 02 11 12" dhe "Mateo 11 09 15". /Telegrafi/

2022 antonela roccuzzo wife argentinas 783718637 Foto: Reuters