LAJMI I FUNDIT:

Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad

Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad

Familja e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka ikur në Rusi pasi forcat rebele nisën një ofensivë shokuese që pushtoi një pjesë të territorit në Siri.

Sipas zyrtarëve sirianë të sigurisë dhe zyrtarëve arabë, Asma al-Assad, gruaja e lindur në Britani e presidentit sirian, iku me tre fëmijët e saj.

Është e paqartë nëse presidenti sirian ka mbetur në vendin e tij apo ka ikur.


Por, agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë ka mohuar zërat se ai është larguar nga vendi dhe thotë se al-Assad është në punë në Damask.

Ndërkohë, një kanal televiziv pro-Assad tha se ai kishte udhëtuar në Iran, por më vonë mohoi raportin.

Mësohet se zyrtarët egjiptianë dhe jordanezë i kanë kërkuar presidentit sirian të largohet nga vendi dhe të formojë një qeveri në mërgim, shkruan the Telegraph.

Bëhet e ditur se forcat rebele pushtuan Hamën të enjten mbrëma pasi pushtuan qytetin e dytë të Sirisë, Aleppo, javën e kaluar.

Të premten, ata po përparonin në Homs, ndërsa tani i janë afruar Damaskut, përcjell Telegrafi.

SHBA dhe Rusia të dyja u thanë qytetarëve të saj që të largoheshin nga Siria në fluturimin tjetër komercial të disponueshëm.

Charles Lister, drejtor i programit të Sirisë në Institutin e Lindjes së Mesme me bazë në Uashington, tha se Assad ishte mbështetur tek Putini për ta shpëtuar në 2015, por e ardhmja e tij tani dukej e zymtë, duke shtuar: “Rusia nuk duket e aftë, apo ndoshta edhe e gatshme, për ta shpëtuar atë”.

Siç raportohet, Irani ka një prani ushtarake në Homs dhe pjesë të tjera të Sirisë dhe të premten Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm iranian, tha se do të mbështeste Assadin, pa dhënë detaje.

Por së fundmi Irani ka filluar të evakuojë personelin ushtarak nga Siria.

Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin u është zotuar aleatëve të tij iranianë se do të mbështesë Assadin, por analistët kanë thënë se ai do të jetë i frustruar me ripërtëritjen e luftimeve në Siri, sepse kjo do ta shpërqendrojë atë nga lufta e tij në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori