Zbuloni ngjyrat që krijojnë kontrast ideal dhe theksojnë bukurinë natyrore të syve tuaj

Sytë e gjelbër janë aq të bukur sa meritojnë të vihen re dhe të theksohen.


Ashtu si një artist zgjedh kanavacën dhe paletën e duhur, me përzgjedhjen e grimit të duhur mund ta rrisni tërheqjen e syve të gjelbër dhe të theksoni bukurinë e tyre natyrale.

Grimi për sytë e gjelbër nuk ka nevojë të jetë i fortë për të rënë në sy, ndërsa falë këtyre këshillave të thjeshta do të dini të zgjidhni nuancën ideale.

Qoftë nëse zgjidhni stilin me hijezim të theksuar të syve apo teknika më të buta, mbani mend se grimi nuk është maskë, por një shtesë që thekson bukurinë tuaj natyrore, transmeton Telegrafi.

Ngjyrat komplementare

Paleta e ngjyrave tregon se nuancat përballë së gjelbrës - e kuqja, vjollca dhe rozë, krijojnë kontrast të theksuar dhe i bëjnë sytë tuaj të spikasin.

Tonet tokësore

Tonet tokësore, si nuancat e ngrohta të kafes, harmonizohen bukur me sytë e gjelbër, duke theksuar thellësinë e tyre natyrale.

Nuancat e gjelbra

Patjetër provoni hijet e syve në të gjelbër. Kjo ngjyrë i bën sytë tuaj të shkëlqejnë, ndërsa sekreti qëndron në përdorimin e nuancave më të errëta të së gjelbrës. /Telegrafi/