LAJMI I FUNDIT:

Grimerja e njohur ka treguar disa truqe: Claudia Schiffer duket si Brigitte Bardot! (Video)

Grimerja e njohur ka treguar disa truqe: Claudia Schiffer duket si Brigitte Bardot! (Video)

Grimerja e njohur e të famshmëve, Lisa Aldrich, ka pasur nderin që në kanalin e vet YouTube të mirëpresë supermodelen Claudia Schiffer…

Njëra ndër manekinet më të njohura ndonjëherë, femra e cila në moshën 48-vjeçare ende punon me intensitet të plotë, ka pranuar të jetë modele për zbukurim e grimeres më të mirë në botë, Lisa Aldrich, transmeton Telegrafi.


Këto të dyja kanë parafytyruar që të lozin me fytyrën e Claudias dhe të bëjnë grimin ala-Brigitte Bardot, së cilës Claudia përfundimisht i ngjan dhe për ngjashmërinë e së cilës flitet gjatë gjithë karrierës së saj.

Shikojeni videon dhe ndoshta edhe vetë do të arrini të mësoni ndonjë truk:

/Telegrafi/