Griezmann si lojtar i Barcelonës: Babai im më mësoi se trenat nuk kalojnë vetëm një herë

Antoine Griezmann ka shpjeguar vendimin e tij për të refuzuar Barcelonën në verën e vitit 2018, duke deklaruar se ai gjithmonë besonte se do të kishte një shans tjetër për të bërë këtë veprim.
Vendimi për të refuzuar katalunasit shkaktoi trazim vitin e kaluar, veçanërisht mënyrën në të cilën ai i refuzoi.
Por, vetëm një vit më pas sulmuesi francez e ka përfunduar kalimin e tij nga Atletico Madrid te Barcelona.
Një histori interesante e Griezmann me babanë e tij në lidhje me refuzimin që i bëri gjigantit nga Camp Nou tregohet në një video të postuar në Twitter.
"Babai më mësoi si fëmijë që trenat nuk kalojnë vetëm një herë".
"Ka ardhur koha për të pranuar sfidën e një destinacioni të ri.

Nga
Telegrafi
12/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
























































