Është bërë një javë që kur rreth 250 punëtorë teknikë të Universitetit të Prishtinës dhe të Qendrës së Studentëve kanë filluar grevën, për shkak të pagave të ulëta.
Grevistja, Fatmire Gjatolli, e cila është punëtore në Qendrën e Studentëve, tha për Telegrafin se nuk do të heqin dorë nga greva derisa të realizohen kërkesat e tyre.
Ajo tregoi se kompania iu ka ofruar 20 euro rritje të pagës, por punëtorët nuk e kanë pranuar.

“Jam punëtore e kompanisë private të pastrimit ‘Beni’, këtu në Qendrën e Studentëve. Këtu jemi 30 punëtorë. Kërkojmë rritjen e pagave pasi s’po mund të ia dalim me këto paga. Dje na ka kontaktuar drejtori i kompanisë dhe na i ka ofruar 20 euro rritje. Por, me 20 euro se di çfarë rritje e pagës është? “, tha ajo.
Ajo shprehu dhe një shqetësim tjetër.
“Qe 30 vjet punoj në Qendrën e Studentëve, e në fund me ardh punëtorja, pasi po i bjen kompania… e me ma nxon vendin mu, kjo nuk është e drejtë. Deri më sot çka kemi pastruar ne konviktet, tash po i bjen punëtorët e tjerë e po pastrojnë. Për momentin tash janë në Konviktin numër 4 duke pastruar”, ka thënë Gjatolli.
Edhe një tjetër greviste tha se si punëtorë janë të shkelur në aspektin e pagave.
“Punoj që 24 vjet, e këta na kanë privatizu edhe pse dëshira jonë nuk ka qenë. Tash s’është në rregull me bo me neve çka të dojnë. Jemi të shkelur. Nëse ju rriten rrogat këtyre të shtetit edhe ne kemi me hangër e me pi… Edhe veç këtë rrogë po e lypim, pasi me 190 euro kurrëkush s’mundet me jetu”, ka thënë ajo.
Ndërsa, drejtori i kompanisë së pastrimit “Beni”, Arben Kuçi për Telegrafin sqaroi se nuk ka punësuar punëtorë që t’i zëvendësojnë grevistët.
Ai tha se iu ka ofruar një rritje prej 20 euro, por që të njëjtën nuk e kanë pranuar.
“E para punës ne nuk kemi zëvendësu asnjë punëtorë. Ata kanë kërkuar rritjen e pagave. Ne kontratën e kemi me Qendrën e Studentëve dhe jemi duke zbatuar kontratën me pagën e paraparë. Në takimin që kam pasur me punëtorë, nga buxheti im ju kam thënë se mund t’ju ofroj shtesë prej 20 euro, për secilin punëtorë. Kjo ishte oferta ime maksimale. Sot pata takim me drejtorin e konvikteve dhe më tha që nuk janë pajtuar me ofertë timen”, tha Kuçi.
Ai po ashtu theksoi se për shkak të ruajtjes së higjienës së studentëve, që mos të përhapet ndonjë epidemi, është angazhuar stafi i konvikteve dhe menaxherët e kompanisë së tij.
“Në konsultim me organet kompetente edhe punëtorët e UP-së e kanë të njëjtën situatë. Punëtorët e UP-së sot kanë filluar t’i pastrojnë banjot, pasi me Ligjin e grevave nuk guxon të ndalohet puna. Minimum duhet të kryhen punët sidomos në higjienë. Në konvikte janë minimumi 5 mijë studentë. Nëse krijohet një epidemi apo një infeksion duhet me pas parasysh kush e merr përgjegjësinë. Ligji parasheh që greva të vazhdojë. Mirëpo, procesin e punës mos e ndaloni për hir të studentëve, pasi mund të krijohet një epidemi. Aty kanë pastru shefi i konvikteve, menaxherët, stafi i konvikteve. Kemi pastru ne që jemi në menaxhim të kompanisë që mos me kriju epidemi”, sqaroi ai.
Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi u shpreh se sot ka ardhur një ofertë nga Rektorati i UP-së, dhe se janë duke pritur një përgjigje nga grevistët.
“Kemi ofruar një ofertë që e ka bërë Rektorati dhe kam vendos që sot t’i lë të mendojnë. E, nesër të merret vendimi. Bëhet fjalë për një ofertë të njëanshme nga Rektorati, 50 euro rritje vetëm tre muaj. Edhe pse nuk jemi të kënaqur me këtë rritje, por bëhet fjalë vetëm për tre muaj”, ka thënë Azemi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët