LAJMI I FUNDIT:

Greva e punëtorëve të hekurudhës në Francë hyn në javën e katërt

Greva e punëtorëve të hekurudhës në Francë hyn në javën e katërt

Grevat e punëtorëve të transportit hekurudhor në Francë kanë vazhduar edhe në Ditën e Krishtlindjes, duke u shkaktuar probleme udhëtarëve që janë nisur drejt shtëpive të tyre për të kaluar këtë ditë me familjet apo miqtë e tyre.

Shumë persona kanë bërë zgjidhje në minutat e fundit, pasi protestat kundër një reforme për pensione kanë rezultuar me mijëra anulime të udhëtimeve të trenave.

Stacionet kryesore të trenave në Paris kanë qenë të mbyllura.


Paralizohet Franca nga greva e punëtorëve të hekurudhës
Lexo po ashtu Paralizohet Franca nga greva e punëtorëve të hekurudhës

Në negociatat e javës së kaluar mes qeverisë dhe sindikatave nuk është arritur marrëveshje, andaj punëtorët e transportit janë zotuar se nuk do të ketë ndalje të grevës këtë ditë, derisa zyrtarët të heqin dorë nga planet për shkrirë 42 skemat për pensione në një.

Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç do të marrin pension më të ulët.

Dorëhiqet 'zotëria i pensioneve', por Franca mbetet në kaos nga grevat
Lexo po ashtu Dorëhiqet 'zotëria i pensioneve', por Franca mbetet në kaos nga grevat

Bisedimet pritet të rinisin më 7 janar.

Qeveria ka thënë se ky ndryshim është i nevojshëm për të krijuar një sistem të drejtë të pensionit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Kalo në kategori