Greta Koçi lanson videon muzikore të këngës “Alo Alo”

Greta Koçi e ka publikuar realizimin e ri muzikor, të cilin e ka titulluar “Alo Alo”.
Kënga e re ka ardhur e kompletuar edhe nga vizuale dhe pritet të pëlqehet nga fansat e këngëtares.
Vet këngëtarja qëndron prapa këtij projekti, duke qenë se e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin.
Ndërkaq, sa i përket orkestrimit është kujdesur Edlir Begolli.
Ana vizuale i është besuar MAGIC Production që e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































