LAJMI I FUNDIT:

Grenell në krye të inteligjencës amerikane, Trump do të emërojë ambasador të ri në Gjermani

Grenell në krye të inteligjencës amerikane, Trump do të emërojë ambasador të ri në Gjermani

Presidenti Donald Trump tha të dielën se po kërkon një ambasador të ri në Gjermani, pasi diplomati aktual Richard Grenell është si ushtrues detyre i shefit të inteligjencës amerikane.

“Unë do të emëroj një ambasador në Gjermani”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për një udhëtim në Indi, transmeton Telegrafi.

Një zyrtar i lartë i administratës i tha Reuters javën e kaluar se Grenell do të mbetej si ambasador edhe kur ai mori detyrën e drejtorit së inteligjencës kombëtare, duke e pasur përsipër mbikëqyrjen e komunitetit amerikan të inteligjencës, të përbërë prej shtatëmbëdhjetë agjencive.


Është e paqartë se sa kohë do të shërbejë Grenell si zyrtari i lartë i inteligjencës, por Trump tha të dielën se po konsideronte pesë kandidatë që të merrnin rolin në mënyrë të përhershme, dhe Grenell tha të enjten se nuk do të merrte këtë punë.

“Në një pikë të caktuar në të ardhmen jo shumë të largët, ne do të njoftojmë se kush janë ata”, tha Trump. /Telegrafi/