Përfaqësuesi special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas takimeve që pati me liderët kosovarë, ka udhëtuar drejt Beogradit, ku edhe atje pritet të zhvillojë takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.
Para se të zhvillon takim me presidentin serb, Grenell i është drejtuar gazetarëve ku tha se ekziston një afat i shkurtër kohor për zgjedhjen e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe se Trump nuk dëshiron të shpenzojë kohë dhe nuk do të lejojë që zgjedhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim.
Ai theksoi se në Prishtinë ka kërkuar që të hiqet taksat, ndërkaq ka porositur Beogradin të ndalë fushatën për çnjohjet e Kosovës.
I pyetur nga gazetarët nëse është optimist se një gjë e tillë do të ndodhë, ai tha se edhe njerëzit e biznesit e qytetarët e rëndomtë kërkojnë përparim.
“Janë gjëra që edhe njerëzit nga fusha e biznesit e dinë se duhet të ndodhin, qytetarët e rëndomtë e dinë se duhet të ndodh, por disa politikanë janë ‘robëruar’ në mënyrën e vjetër të menduarit dhe dëshirojnë të grinden për gjithçka. Ekziston një hapësirë shumë e vogël dhe SHBA-të do të koncentrohen që ta zgjidhin, por do të insistoj që edhe Serbia të ndalet me lobimin e saj, një gjë e tillë duhet të ndodhë. Mendoj se jemi afër që të ndodhë një gjë e tillë. Njerëzit duan të ecin përpara, të shikojnë para dhe të tejkalojnë të kaluarën”, ka shtuar Grenell në Beograd.
E pas insistimit të gazetarëve se nëse e di se si mund të arrihet marrëveshja dhe cila do të ishte zgjedhja për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, ai tha shkurt se nuk e parasheh të ardhmen.
“Po të mos të parashikoja të ardhmen do të luaja loto dhe do të zgjidhja numrat fitues dhe do të isha një njeri shumë i pasur. Por, nuk di. Fakti që jemi koncentruar në këtë çështje, ndjej energjinë që mund të vijmë deri të zgjidhja, por më duhet të them se shumë pak kohë kemi për këtë, presidenti Trump nuk dëshiron të humb kohë dhe nuk do të lejoj që zgjedhja të zgjatë shumë nëse nuk ka përparim. Shpresoj që Serbia dhe Kosova ta shfrytëzojnë mundësinë që tani e kanë”, ka shtuar Grenell. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht