LAJMI I FUNDIT:

Gravesen ka pasuri në vlerë 120 milionë euro dhe jeta e tij pas futbollit është e ‘çmendur’

Gravesen ka pasuri në vlerë 120 milionë euro dhe jeta e tij pas futbollit është e ‘çmendur’

Ish-mesfushori i njohur danez, Thomas Gravesen tani po jeton një jetë shumë të ndryshme pas tërheqjes nga futbolli.

Një mesfushor pa kreativitet që nuk i pëlqente asgjë më shumë se t’u largonte topin kundërshtarëve, Gravesen u zbeh në plan të dytë pasi vari këpucët në janar të vitit 2009 pas periudhave te Hamburg, Everton, Real Madrid dhe Celtic.

Megjithatë, vite më vonë, disa histori filluan të shfaqen se mesfushori i ashpër danez kishte ndërruar karrierën e futbollit me tavolinën e pokerit dhe duke e bërë këtë, 46-vjeçari është bërë një multimilioner, thonë raportet.


Sipas mediumit Daily Star, Gravesen, i cili ishte në lidhje me yllin pornografik, Kira Eggers, gjatë kohës së tij në Bernabeu, thuhet se ka fituar mbi 100 milionë dollarë vetëm përmes fitimeve nga pokeri.

Për tetë vjet, ish-mesfushori i Evertonit thuhet se u vendos në një rezidencë luksoze të mbyllur në Las Vegas me gruan e tij, modelen çeke Kamila Persse, ku ai jetoi së bashku me fqinjë të famshëm si Nicolas Cage dhe Andre Agassi.

Ai u pa gjithashtu duke vozitur me një Mercedes SLR McLaren, me vlerë rreth 500 mijë dollarësh.

Danezi thotë se ka jetuar në Las Vegas për tetë vjet dhe ka shijuar kohën e tij në Amerikë, por tani është kthyer në vendlindje, Danimarkë.

Por, si e fitoi pasurinë e tij?

Gravesen thuhet se ishte ‘zhytur’ në një lojë elektrike sikurse automatikët apo ruleti, si dhe në poker, ku ai u përfshi në një ndeshje ‘një kundër një’ me një lojtar tjetër.

Në atë natë, historia thotë se ish-lojtari i Real Madridit humbi 54 milionë dollarë në një ‘dorë’, por ai përfundimisht i fitoi ato para, dhe dhe më shumë sesa që i humbi.

“Mund të konfirmoj se ai ka bërë 80 milionë funte, por nuk ka qenë e lehtë”, ka thënë përdoruesi TarantulaGargantu, në forumin e pokerit Two Plus Two.

“Unë isha aty në një nga lojërat ku ai po luante me një djalë ‘kokë më kokë’ dhe humbi 54 milionë funte brenda një nate. Megjithatë, nuk mund të them se kundër kujt ishte”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Kalo në kategori