Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth fitores së sotme të Arsenalit ndaj Norwich Cityt në Ligën Premier.

Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 4-0 përballjen e tyre në shtëpi ndaj Norwich City të vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.


Golat në këtë fitore të Arsenalit i shënuan Pierre-Emerick Aubameyang (33’, 67’), Granit Xhaka (37’) dhe Cedric Soares (81’).

Pas fitores dhe golit të shënuar ka reaguar edhe ylli me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Facebook për të folur rreth fitores dhe golit të shënuar.

“Një gol, tre pikë. Kjo ishte një lojë e shkëlqyeshme! Vazhdojmë punën e mirë”, ka shkruar Xhaka.

Ndryshe, Arsenali me këtë fitore e sheh veten në pozitën e shtatë me 46 pikë apo nëntë më pak se vendi i katërt. /Telegrafi/