LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka: Natë e madhe për Arsenalin

Granit Xhaka: Natë e madhe për Arsenalin

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-2 kundër Ludogorets në Ligën e Kampionëve pas disavantazhit prej dy golave.

Një prej realizator ishte edhe Granit Xhaka, i cili shënoi golin e parë në ndeshje për Gunners.

Xhaka me super gol kthen në lojë Arsenalin (Video)
Lexo po ashtu Xhaka me super gol kthen në lojë Arsenalin (Video)

Me këtë fitore shprehet tejet i kënaqur edhe mesfushori shqiptar, Xhaka i cili nuk ngurron të thotë se është natë e madhe për londinezët, transmeton Telegrafi.


“Kjo është një natë e madhe për ne. Një rikthim fantastik pas deficitit. Arsenali e ka bërë atë!”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Kujtojmë se golat tjerë për Topçinjtë i shënuan sulmuesi francez, Olivier Giroud dhe mesfushori, Mesut Ozil. /Telegrafi/