Sunderlandi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Brentfordit në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Mysafirët realizuan në minutën e 22-të me anë të Nathan Collins për 1-0, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.


Brentfordi ia doli të shënojë golin e avantazhit në minutën e 77-të përmes Igor Thiago i cili realizoi me kokë për 1-0.

Vetëm disa minuta më vonë, Sunderlandi ia doli të barazojë gjithçka me anë të Enzo Le Fee i cili u tregua i saktë nga penalltia për 1-1.

Kur dukej se ndeshja do të përfundonte baras, Granit Xhaka si kapiten u përkujdes që ekipi i tij të marrë pikët e plota.

Në minutën e 96-të të ndeshjes, Xhaka bëri një krosim perfekt brenda zonës i cili gjeti kokën e Wilson Isidor, i cili realizoi me kokë për 2-1.

Për këtë paraqitje, Xhaka u vlerësua si njëri ndër lojtarët më të mirë në fushë, duke marrë notën 7.5 nga Sofascore.

Xhaka pati 46 pasime të kompletuara, një pasim kyç, një ndërhyrje në top si dhe shtatë duele të fituara.

Pas tri ndeshjeve të luajtura deri më tani, Sunderlandi ka arkëtuar gjashtë pikë, teksa ka një humbje (ndaj Burnleyt 2-0)./Telegrafi/

telegrafi sport app