LAJMI I FUNDIT:

Grabitja në Rinas, sot masa e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë

Grabitja në Rinas, sot masa e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë

​Gjykata për Krime të Rënda do të japë sot masën e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë të grabitjes në Rinas në 9 prill.

Para togave të zeza do të dalin Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë.

Një ditë më parë Alkond Bengasi u la në masën arrest me burg, ndërsa pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit duke thënë se ka qenë punëtor në servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin Hetimi Tatimor.


Ai ka pohuar para hetuesve se kishte 6 muaj që punonte aty duke dhënë edhe detaje të rëndësishme për personat që kanë kërkuar këtë modifikim të mjetit të përdorur në grabitje.

Bengasit i është afruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në këmbim të informacioneve të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim disa persona mes të cilëve ish-punonjësin e policisë Mariglen Hoxha, që dyshohet se ka informuar autorët për oraret e lëvizjes së parave.

Sipas policisë, në furgonin që u përdor nga autorët për të marrë paratë nga avioni i “Austrian Airlines” janë gjetur dhe sekuestruar prova të mjaftueshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Mbi të ndaluarit rëndojnë një sërë akuzash, si vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake, vrasje e punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë./Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Kalo në kategori