LAJMI I FUNDIT:

Grabitja në Rinas, flasin vëllai dhe djali i “dajës” nga Kosova: Kur i shkohet në dasmë njeriut, i shkohet edhe në dekë

Grabitja në Rinas, flasin vëllai dhe djali i “dajës” nga Kosova: Kur i shkohet në dasmë njeriut, i shkohet edhe në dekë

Pak ditë më parë policia arrestoi kosovarin Ragip Hajdini, pasi dyshohet se është i përfshirë në grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit. Lidhur me arrestimin kanë reaguar dhe familjarët e Hajdinit, të cilët shprehen se “daja” nga Kosova është i pafajshëm.

Djali i të arrestuarit, Dardan Hajdini, thotë se babai i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me këtë ngjarje kriminale, pasi familja e tij ka të ardhura të mjaftueshme.


“Kemi të ardhura, nuk kemi nevojë të grabisim”, u shpreh ai.

Grabitja në Rinas, kush ishte “Daja" nga Kosova me Admir Muratajn në grabitjen e miliona eurove
Lexo po ashtu Grabitja në Rinas, kush ishte “Daja" nga Kosova me Admir Muratajn në grabitjen e miliona eurove

Ndërsa, vëllai i “dajës”, Mustafa Hajdini, rrëfeu se çfarë ka ndodhur në Kosovë me hetimet ndaj vëllait të tij për dy grabitje të ndodhura atje, njëra në Istog ku mbeti i vrarë edhe një polic, dhe tjetra, vjedhja e 24 kg ar në Dhomën e Provave në Komisariatin e Pejës.

Sipas pas Mustafa Hajdinit, vëllai i tij ka dalë i pafajshëm, dhe kjo vërtetohet nga vendimi i Gjykatës së Pejës.

Mustafai tha se, pavarësisht, akuzave vëllai i tij ishte i pafajshëm dhe se hetimet nuk gjetën asnjë provë që mund të lidhte Ragip Hajdinin me ngjarjet në Kosovë.

“Gjykata e Pejës ka marrë pafajësi, ka qenë i arrestuar, por nuk kishte dëshmi, vetëm policia i merr ato gjëra, se nuk mundet një njëri të marrë arin në polici”, tha Hajdini.

Arrestimi i Ragip Hajdinit, sipas tij, është bërë vetëm për shkak të lidhjeve miqësore dhe familjare me Admir Muratajn, grabitësin që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes së 9 prillit në Rinas.

“Ragipi është viktimë, vetëm se ka marrë pjesë na varrim, kam qenë edhe unë me djemtë e mi, kur i shkohet në dasmë i shkohet edhe në mort. Vetëm për shkak të miqësisë me familjen Murataj”, tha Mustafa Hajdini.

Po ashtu, Mustafa Hajdini u shpreh se policia nuk ka ushtruar ende kontrolle në banesën e tij.

“Asnjë nuk më ka njoftuar. Ragipi jeton në shtëpi të tij, unë në shtëpi time. Jetojmë në një pallat por ai ka shtëpinë e tij ai të veten. Kur unë jam i pastër nuk mundet me më kontrolluar në shtëpinë time, nuk ka ardhur për kontroll policia”, përfundoi Mustafa Hajdini, i cili ka marrë avokt për të vëllain. Mirash Dacin.

Alkond Bengasi, i arrestuar për modifikimin e furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i cili rrëfeu se Ragip Hajdini ishte i përfshirë në grabitjen e aeroportit të Rinasit./ Opinion.al/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori