LAJMI I FUNDIT:

Grabiti nën kërcënimin e armës një bastore në Pejë, caktohet paraburgim ndaj të dyshuarit

Grabiti nën kërcënimin e armës një bastore në Pejë, caktohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin V.B, për shkak të dyshimit të bazuar se :

“Me datë 11.05.2018, rreth orës 23:40, në bastore sportive në Pejë,me përdorimin e armës e duke sulmuar jetën dhe trupin e personit tjetër përfiton dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, në atë mënyrë që ditën kritike, i maskuar dhe i armatosur me arme të llojit AK-47, hyn në bastore, mbush armën dhe ia drejton punëtorit i cili ishte i ulur pranë monitorit ku bënte shtypjen e tiketave dhe nga i njëjti kërkon qe t’ia japë të gjitha paratë nga pazari i punës, me ç’rast i dëmtuari duke qene i frikësuar, vepron sipas udhëzimeve të tij dhe nxjerr paratë ne vlerë rreth 375€, të cilat i pandehuri i merr dhe ik nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Me këto veprime i pandehuri V.B kishte për të kryer veprën penale grabitje nga neni 329 par.3 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.


Të pandehurit V.B i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori