LAJMI I FUNDIT:

GPS, kamerë, antiplumb dhe dry digjital: Brekët që do t’i shpëtojnë femrat nga përdhunimi (Video)

GPS, kamerë, antiplumb dhe dry digjital: Brekët që do t’i shpëtojnë femrat nga përdhunimi (Video)

Një vajzë e re nga India ka shpikur një “pajisje” tejet interesante, që do t’i ndihmojë policisë në identifikimin e përdhunuesve të femrave.

Bëhet fjalë për brekët me dry me kod digjital, sistem alarmi GPS për policinë si dhe kamerë që do të filmonte fytyrën e sulmuesit, transmeton Telegrafi.

Seenu Kumari që ka lindur në një familje të varfër në Farrukhabad në Uttar Pradesh, ka shpenzuar më pak se 50 funte në krijimin e brekëve që vetvetiu bëjnë telefonatë emergjente në polici dhe ka një dry me kod treshifror.


Brekët ngjyrë rozë, që adoleshentja shpreson t’i nxjerrë në treg, gjithashtu i rezistojnë goditjes së plumbit dhe nuk mund të prehen as me thikë.

Abuzimet seksuale, përdhunimet dhe keqtrajtimi i fëmijëve nuk janë raste të rralla në Uttar Pradesh, ku femrat vazhdimisht sulmohen në rrugë dhe përdhunohen.

“Kam vënë një dry digjital që nuk hapet nëse kombinimi nuk është i saktë. Gjithashtu kam instaluar pajisje elektronike të pajisur me GPS që i telefonon menjëherë policisë. Kur dikush tenton ta ngacmojë një femër, kjo pajisje i dërgon mesazh dhe thirrje policisë dhe të afërmve të saj”, ka deklaruar Kumari.

Ajo gjithashtu ka instaluar një kamerë që do të mund ta ndihmonte policinë në identifikimin e sulmuesit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Balenat ndoqën barkën duke notuar me shpejtësi të madhe (Video)

Balenat ndoqën barkën duke notuar me shpejtësi të madhe (Video)

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kalo në kategori