Gota dhe karrigia lëvizin vet, dera mbyllet pa u prekur nga askush - familjarët mendojnë se po ndiqen prej fantazmave (Video)

Familjarët që banojnë në një shtëpi në Kent të Anglisë, kanë vënë kamera në shtëpi, nga frika se po ‘ndiqen prej demonit’ shkaku i aktiviteteve të pazakonta që po u ndodhin. Madje, ata po i ndjekë një poltergeist - fantazma me aftësi të lëvizë gjërat.
Robert, Pauline dhe i biri tyre Barry, që nuk zbulojnë mbiemrin, nga frika se mund të bëhen shënjestër e ndjekësve të fantazmave, jetojnë në të njëjtën shtëpi për dhjetë vjet, transmeton Telegrafi.
Por, në gjashtë vitet e fundit, në ambientet e brendshme po ka ndodhi të papërshkrueshme, kryesisht në dhomën e 33-vjeçarit dhe rreth tij.
Shkaku i rrëfimeve të tyre, familjarët dhe miqtë më nuk po i vizitojnë, duke bërë që Robert të instalojë në fillim të këtij viti kamerat, për të kapur shpirtin e pretenduar.
Pamjet e filmuara, tregojnë lëvizjen e gotës, rënien e pecetës, largimin e karriges, si dhe derën që mbyllet pa u prekur nga askush, në mesin e shumë aktiviteteve rrëqethëse.
Ata kërkojnë nga njohësit e aktiviteteve paranormale një shpjegim, pasi kanë frikë për fatin e tyre në atë shtëpi. /Telegrafi/




















































