Interi ka finalizuar nënshkrimin e Robin Gosens nga Atalanta dhe gjermani do t’i nënshtrohet nesër (e enjte) testeve mjekësore me kampionët e Serie A.
Gosens do t’i bashkohet Interit në formë huazimi me detyrim blerje për 25-27 milionë euro, duke përfshirë bonuset.
27-vjeçari ka refuzuar një ofertë nga Neëcastle United për t’u transferuar në San Siro. Ekipi i Ligës Premier thuhet se kishin ofruar një marrëveshje prej 3.5 milionë eurosh, por Gosens zgjodhi të nënshkruante kontratën e Interit për tre milionë euro në vit.
Takimi i djeshëm në Milano mes drejtuesve të Interit dhe të Atalantës, Luca Percassi, zhbllokoi marrëveshjen dhe Gosens tani është gati të bashkohet me Interin.
Inzaghi scatena Gosens e rifà il look a sinistra: che fascia con Bastoni https://t.co/qDF3rMbLz2
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) January 26, 2022
Reprezentuesi gjerman aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kofshë. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Serie A më 25 shtator dhe ka mbledhur vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Gosens iu bashkua Atalantës nga Heracles Almelo për vetëm një milion euro në vitin 2017 dhe 27-vjeçari ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë 21 asistime në 157 ndeshje me ekipin La Dea. /Telegrafi/