Janë duke qarkulluar në internet disa spekulime, se dy piramida misterioze gjenden në fund të Oqeanit Atlantik.

Adhuruesit e teorive konspirative kanë debatuar shumë rreth një video të postuar në YouTube, ku shihen dy struktura të lashta të ndërtuara në bregun e Bahamas, transmeton Telegrafi.


2 180

Ata besojnë se kjo dëshmon se në këtë regjion dikur ka jetuar një fis i lashtë, të ngjashëm me ata Aztec në Amerikën e Jugut.

Videoja është postuar në llogarinë SecureTeam10 në YouTube, që tashmë është bërë “vatër” e disa videove të UFO-ve dhe gjërave paranormale që ndodhin.

3 136

Scott Waring i cili ka krijuar ueb-faqen që vazhdimisht shkruan për UFO-të, është kontribuues i rregullt i këtij kanali që ka publikuar videon.

Ai po përdorte Google Earth për të analizuar anomalitë në fund të oqeanit, mbeti i shokuar kur rastësisht pa disa forma të çuditshme thellë në ujë.

4 101

“I kam gjetur këto dy piramida në fund të oqeanit afër ishullit New Providence, që nuk është edhe aq larg nga Florida”, ka deklaruar Waring.

“Linjat e piramidave lehtë mund të identifikohen dhe janë dëshmi se në afërsi të ishullit dikur ka jetuar një popull i lashtë të ngjashëm me Aztec”, ka shtuar ai.

5 81

Këto piramida dyshohen se kanë ndikuar vazhdimisht në aktivitete paranormale në Trekëndëshin e Bermudeve që deri më sot ka “përpirë” anije e aeroplanë në mënyrë misterioze, pa lënë as edhe një gjurmë. /Telegrafi/

6 70