LAJMI I FUNDIT:

Goli i Zanettit që ia shpëtoi jetën prokurorit polak – ngjarje interesante që e preku edhe ish-mbrojtësin argjentinas

Goli i Zanettit që ia shpëtoi jetën prokurorit polak – ngjarje interesante që e preku edhe ish-mbrojtësin argjentinas

Të gjitha rrëfimet janë interesante. Disa më shumë, e disa më pak. Por ky që do të rrëfehet në vazhdim, është i jashtëzakonshëm. 

Kjo pasi bëhet fjalë për një jetë të shpëtuar nga një gol i shënuar në një ndeshje futbolli. Realisht çfarë ndodhi dhe për cilën ndeshje bëhet fjalë?

Argjentinë – Angli, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Botës, ‘Francë 1998’.


Një prokurori me origjinë polake i shpëtoi jeta e falë kësaj ndeshjeje të jashtëzakonshme e sidomos fal golit të shënuar nga Javeri Zanetti.

Ndeshja e luajtur në Saint Etienne kishte gjithçka brenda vetës. Gabriel Batistuta shënoi i pari nga pika e bardhë në minutën e pestë, ndërsa katër minuta më vonë e barazoi rezultatin Alan Shearer.

Në minutën e 16-të, Michael Owen shënoi për 2-1 një gol të jashtëzakonshëm.

Owen në atë super talent

Por ku u prit që pjesa e parë të mbyllej, një super aksion i Argjentinës e barazoi rezultatin.

Bati kërceu mbi top e Juan Sebastián Verón pason te Zanetti i cili shënon gol të bukur në portën e David Seaman.

Goli i Zanetti

Një gol i madh nga ekipi i Daniel Passarella, që shihej dora e tij.

Por çfarë ka lidhje ku gol dhe kjo ndeshje? Prokurori i atëhershëm Narek Kopaczen ishte në qytetin polak të Szydlowiec duke shikuar nga afër ndeshjen.

Ishte goli i Zanettit, që e bëri të qëndrojë dhe ta shikojë edhe pjesën e dytë.

Graeme Le Saux dhe Javier Zanetti (Getty)

Ai vendosi që në vend se ta shëtiste qenin dhe të bënte xhiro me makinë siç bënte çdo ditë, të qëndronte në shtëpi.

Prokurori përfundoi duke e shikuar edhe pjesën e dytë. Ai e shikoi kohën shtesë dhe penalltitë.  Ishte i pasionuar pas futbollit.

“Çdo ditë shkonte me qenin në orën 10 dhe më pas e parkonte makinën në parkun e policisë”.

Pamje tjetër nga ai gol

“Kur përfundoi ndeshja, dëgjuam një zhurmë të jashtëzakonshme, pamë në dritare dhe pashë që makina jonë po digjej”, tregon gruaja e tij.

Në atë kohë, Narek po hetonte një bandë e kriminale dhe për rrjedhojë, i shpëtoi një sulmi, vetëm pse ai thjesht nuk ishte në makinën e tij.

Vite më vonë, Pol e kuptoi që ishte goli i Zanettit ai që ia shpëtoi jetën.

Dhe për këtë, ai vendosi t’ia dërgojë një letër falënderimi mbrojtësit të Interit.

Zanetti e kishte lexuar rrëfimin. “Është e pabesueshme që goli im shpëtoi jetën e një personi, por e vërteta është se gjithmonë luaj për të fituar dhe kjo është ajo që bëra në atë ndeshje kundër Anglisë. E konfirmoj se do të doja shumë të takoja personalisht personin që beson se jeton falë meje”, ka thënë Zanetti.

Në këtë rast, një person “u rilind” falë pasionit të madh që futbolli zgjon. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ndërkombëtare
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Kalo në kategori