LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle rrit prezencën në tregun slloven

Golden Eagle rrit prezencën në tregun slloven

Pas rritjes së kapaciteteve prodhuese me 50,000 kanaçe në orë, “Golden Eagle” ka vazhduar zgjerimin në tregun ndërkombëtar.

Pozicionuar në rrjetin më të madh të marketeve në Slloveni, tani “Golden Eagle” është pjesë e mbi 100 pikave të marketeve “TUŠ”.

Bazuar në kapacitetin e përgjithshëm dhe vëllimin e eksportit dhe shpërndarjes në botë, momentalisht, kompania Frutex” është kompania më e madhe prodhuese në Ballkan.

Tashmë, produktet e “Frutex” eksportohen në mbi 30 vende të botës: Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Itali, Zvicër, Gjermani, Suedi, Angli, Belgjikë, Libi, Slloveni, Austri, Francë, Bosnjë e Hercegovinë, Greqi, Finlandë, Kuvajt, Irak, Holandë, New York, Chicago, Pensilvani, Çeki, Australi, Indi, Bullgari, etj.

Frutex në kuadër të “Fondacioni Golden Eagle” vazhdon të jetë aktiv me fushatën e bamirësisë “5 Lekë për Bamirësi”, fushatë nga e cila po vazhdojnë të përkrahen shumë familje në nevojë në Shqipëri.