Në një fshat të vogël të komunës së Rahovecit, jeton një nga gratë më të moshuara të Kosovës, Sadije Bajraj, e lindur më 15 mars 1917 në Dejnë.

Në moshën 108-vjeçare, ajo vazhdon të jetojë me shëndet të mirë, e rrethuar nga familja, me një kujtesë të freskët.


Së fundimi Bajraj është vizituar edhe nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ku gjatë kësaj vizite ajo foli për jetën e saj të gjatë e të vështirë, për punën në bujqësi dhe për zakonet tradicionale që sipas saj, i kanë ruajtur shëndetin.

Por përveç ushqimeve tradicionale, që sipas saj që i kanë ruajtur shëndetin, Sadije Bajraj, tha që që shëndeti i saj nuk do të ishte i plotë nëse nuk i pi 2 kanaçe në ditë me pijen energjike vendore, Golden Eagle.

"Por, për dallim nga ajo që dëgjojmë çdo ditë në medie e rrjete sociale, lokja thotë që shëndeti i saj nuk do të ishte i plotë nëse nuk i pi 2 kanaçe në ditë me pijen energjike vendore, Golden Eagle", ka shkruar Latifi.

Sipas Latifit, Sadije Bajraj përfaqëson një brez të rrallë që bart kujtime nga tri periudha të ndryshme historike të Kosovës, dhe në fund të vizitws sw tij ai i uroi asaj qw të gëzojë jetë e shëndet të plotë.