Në vazhdën e reagimeve të shumta për ardhjen e artistit Goran Bregoviq në Shqipëri, rap-artisti Gold AG revoltën e tij e shprehu të premten.

Ai përmes disa vargjeve të publikuara në rrjetin social Facebook, vendosi të thur një vjershë të shkurtër me motive patriotike.


Në këto vargje, reperi emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi i drejtohet artistit boshnjak me identitet serb duke i thënë “mos merr yrysh”.

arianagushi 233282346 223807256215962 5167635140950567018 n e1628271535319

Gold AG i cili ka shkruar shumë prej teksteve të këngëve të tij, duket se përmes vjershës së tij, tenton që t’iu bëjë thirrje bashkëkombësve të tij që mos bien pre e provokimeve që përçajnë vëllazërinë mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Kjo është vjersha që reperi nga Presheva ka shkruar në Facebook (pa ndërhyrje):Nal Bregoviç mos merr yrysh … Se bashkia ka çu fjalë se Bregoviçi ka me ardh, Biri shkinës ka me ardh Se birra n’Korçë po don me marrë, Mos ja shti therrën n’kom vetit Shko te ai që t’ka dhan çels të qytetit, Se bone prap me shkel Shqipnin Ta q*n Korça at nan’ shkin, Ani kur po folin do tradhtar t’zi Thojn që arti snjeh kufi Le ta din bijt e tradhtarve KOHA ËSHTË E MASKARENJVE POR SHQIPNIA E SHQIPTARVE. /Telegrafi/