Reperi nga Presheva, Gold AG, tash e disa ditë ka nisur punën për projekte të reja muzikore.

Ai përmes një postimi të ndarë në Instagram ka njoftuar ndjekësit se sonte (e enjte) publikon një nga këngët e reja.


Artisti shqiptar po ashtu bën të ditur se kënga i dedikohet dëshmorit të kombit, Fadil Malokut.

Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):

“TRIMI I DUKAGJINIT  Sonte në ora 19:00 Tekst e muzikë: Arian Agushi Orkestrim: Wirusi Nexhat Wirus Mujovi Video: MProduction Mirton Xhekaj (Këngë për dëshmorin Fadil Maloku)”.

Projekti i fundit i lansuar nga Gold AG mban titullin "Bylbyli i Tropojës", të cilin e solli në bashkëpunim me artisten e mirënjohur Dava Gjergji. /Telegrafi/