Gold AG dhe Shyhrete Behluli po vijnë me duetin e radhës

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, Gold AG dhe Shyhrete Behluli kanë bërë të ditur se po vijnë me bashkëpunimin e radhës.
Ata kanë publikuar një fotografi të përbashkët në profilet përkatëse duke treguar ardhjen e projektit të ri.
Në përshkrim bëhet e ditur se kënga e re do të publikohet më 7 qershor në orën 18:00.
Arian Agushi dhe këngëtarja e mirënjohur e kanë realizuar një sërë bashkëpunimesh në të kaluarën.
Duetet ndërmjet tyre kanë qenë shumë të suksesshme, prandaj nuk ka dyshim se edhe ky realizim do të pritet mirë nga fansat e tyre. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/06/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































