Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ditën e sotme (e diel) ka prezantuar projektin e ri muzikor.

Ai ka bashkëpunuar me artistin Mërgim Mjeku, kënga e të cilëve mban titullin “Nuse”.


Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, ku si protagonist në klip është edhe aktori Muhamed Arifi.

Screenshot 5 5 Gold AG në klipin e ri (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar B2N bashkë me Arian Agushin (emri i vërtetë), teksa edhe për orkestrimin dhe muzikën është përkujdesur po ashtu B2N.

Videoja e klipi atraktiv i është besuar produksionit ‘MProduction’.

Krahas kësaj, Gold AG është në përgatitje edhe të disa projekteve tjera kushtuar dëshmorëve të kombit. /Telegrafi/