Reperi i popullarizuar, Arian Agushi - Gold AG, është mjaft i dashur për publikun dhe tashmë numëron fansa të shumtë.

I njëjti është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ndërsa ndan imazhe dhe video të ndryshme me ndjekësit e tij.


Ai së fundmi ka paralajmëruar fansat se projektin e ri do të publikojë për ditëlindje, me 28 korrik.

67302389 420631671879628 205029025607843840 n Arian Agushi (Foto: Instagram/arianagushi)

"28 korrik, surprizë, për ditëlindje", ka shkruar ai.

Nga ana tjetër, reperi ka publikuar edhe disa imazhe gjatë xhirimeve të klipit në Durrës, i cili tregon se po bashkëpunon me produksionin "Max Production".

Theksojmë që Ariani gjatë këtij viti solli një sërë projektesh të suksesshme, në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime. /Telegrafi/

67174334 735389143577890 1856398827993432064 n e1563524559311 Gold AG (Foto: Instagram/arianagushi)

67161106 2575042029218202 8968999678171414528 n Gold AG (Foto: Instagram/arianagushi)