Bristol City ka shënuar fitore me rezultat 4-2 në shtëpi ndaj Hull Cityt në kuadër të javës së katërt në Championship.

Në atë që ishte një festival golash, katër prej tyre u shënuan qysh në pjesën e parë.


Reprezentuesi shqiptar Anis Mehmeti kontribuoi në fitoren e Bristol duke shënuar fillimisht për 2-1 në minutën e 32-të si dhe duke asistuar tek goli i katërt i realizuar nga Max Bird në minutën e 70-të.

Për paraqitjen e tij fantastike në këtë ndeshje, Mehmeti u vlerëusa me notën 8.3 nga Sofascore.

Përveç golit dhe asistimit, Mehmeti kompletoi katër driblime, pati 18 pasime të sakta, katër pasime kyçe si dhe dy shanse të mëdha për gol të krijuara.

24-vjeçari gjithashtu fitoi plotë pesë duele në fushë me kundërshtarët duke kompletuar kështu një ndeshje të mrekullueshme.

Pas katër ndeshjeve të luajtura deri më tani, Mehmeti ka dy gola dhe një asistim në emër të tij./Telegrafi/

telegrafi sport app