Skuadra italiane Inter, është duke e kërkuar me ngulm mesfushorin anësor të Wolfsburgut, Ivan Perisic.
Klubet kanë nisur të dialogojnë dhe nga mediat italiane mësohet se Interi i ka kërkuar “ujqërve” të marrë mesfushorin kroat me drejtë huazimi, duke paguar 6 milionë euro dhe më pas ta blejë për 13 milionë euro.

Në kontratë mësohet se do të ketë një klauzolë që nëse Perisic do të luajë në 10 sfida, Interi do të jetë i detyruar ta blejë përfundimisht, ndaj dhe zikaltrit po mundohen ta ulin çmimin e tij në tetë milionë euro.


Mbetet vetëm fjala e fundit, e cila i takon Wolfsburgut, pasi klubi gjerman nuk po joshet aspak me kushtet e vendosura nga zi kaltrit. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app