Goditet një këmbësore në Gllogoc

Një person përderisa ishte duke lëvizur me veturë ka goditur një këmbësore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 në fshatin Krojmir, në Gllogoc.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veture ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































