LAJMI I FUNDIT:

GLPS kërkon anulimin e Rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, e quan kundërkushtetuese

GLPS kërkon anulimin e Rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, e quan kundërkushtetuese

Drejtësia Sot (Platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike-GLPS) ka reaguar ndaj miratimit të Rregullores së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, për shkak, se siç thuhet, ajo është nxjerr në shkelje flagrante të parimeve fundamentale kushtetutese.

GLPS i kërkon KPK-së që të anulojë rregulloren në fjalë, dhe ta sjell atë në përputhje me standardet fundamentale kushtetuese.

“Mënyra e zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve – siç është përcaktuar në këtë Rregullore të sapo-miratuar – lë hapësirë të gjerë abuzimi me kandidaturat, dhe nuk respekton parimin e barazisë para ligjit, sigurisë juridike, meritës së përzgjedhjes dhe kompetencës ekskluzive të KPK-së për të konsideruar dhe refuzuar çdo kandidat që konkurron për një pozitë të tillë në mënyrë shtjerruese. Ne vlerësojmë që me formulën aktuale të Rregullores, Paneli Vlerësues okupon kompetenca që në mënyrë origjinale, sipas kushtetutës dhe ligjit për KPK-në, i përkasin vetëm KPK-së. Një formë e tillë e vendimmarrjes ka qenë e shpallur si kundërkushtetuese qartazi në rastin ‘Daka’ (KI34/17), të shpallur nga Gjykata Kushtetuese, sa i përket standardeve kushtetuese që lidhen me emërimet e zyrtarëve të lartë në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës. Për më tepër, siç e kemi potencuar në mënyrë të vazhdueshme pranë KPK-së, një formë e tillë e hartimit të një Rregulloreje që përcakton formulën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive në Republikën e Kosovës, duhej të ishte hapur për konsultim të gjerë publik, e jo të rezultonte me një dispozitë që nuk ngjason as afërsisht me versionin e nxjerrur në konsultim publik javë më parë. Futja e disa elementëve të tillë siç është përqindja (3%) si kriter për eliminimin e kandidatëve prej votimit në Këshill është tërësisht absurde, e paparë në praktikat në ndonjë vend tjetër demokratik, dhe tërësisht e drejtuar që mundësia e eliminimit të dikujt të bëhet e mundshme falë një teknike numerike të ngushtë (‘3%’-shi). 3%-shi është instrument i drejtpërdrejtë që mund të shfrytëzohet nga një minorancë anëtarësh të KPK-së (pesë anëtarë) për ta paracaktuar fituesin në procesin përzgjedhës.  Një gjë e tillë është tërësisht kundër vlerave esenciale të një sistemi të pavarur, paanshëm dhe meritokratik të drejtësisë“, thuhet në komuniktën e GLPS, transmeton Telegrafi.


“Në anën tjetër, klauzola e konfliktit të interesit e mbetur në Rregullore është larg kërkesës sonë minimale, përkatësisht dështon që të përfshijë gamën e gjerë të situatave të papërshtatshme që i parashikon Ligj për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Të tilla situata siç janë në rastet e ‘personave të besueshëm’, ‘situatës së cenimit të paanshmërisë dhe objektivitetit të vendimmarrjes’, apo ‘ndikimit jo-të-drejtpërdrejtë’, dhe shumë situata të tjera, janë përjashtuar nga përmendja në Rregullore. Rikujtojmë që konflikti i interesit dhe situatat e papajtueshmërisë nuk mund të reduktohen vetëm në ‘marrëdhënie familjare apo financiare’, apo në situatën e ‘vetëvlerësimit’ të konfliktit të interesit nga një anëtar i KPK-së, siç ka mbetur në versionin e miratuar të Rregullores“.

“Prandaj, GLPS i kërkon KPK-së që të anulojë Rregulloren në fjalë dhe ta sjell atë në përputhje me standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese në rastin ‘Daka’. Në rast që KPK nuk ndërmerr një hap të tillë, GLPS i kërkon Avokatit të Popullit që të dërgoj Rregulloren për rishikim kushtetues pranë Gjykatës Kushtetuese, për shkak që ajo shkel parimin e barazisë para ligjit, meritës, dhe sigurisë juridike, në të njëjtën përmasë sikur në rastin ‘Daka’“, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori