LAJMI I FUNDIT:

GLPS: Është e domosdoshme një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë përmes vettingut

GLPS: Është e domosdoshme një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë përmes vettingut

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) i ka rekomanduar Qeverisë të Kosovës që të bëjë përpjekje dhe të rrisë koordinimin ndër-institucional për të shënuar rezultate konkrete në disa nga reformat kyçe siç janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratë politike si dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe Agjenda për Reforma Evropiane. Kjo u bë në një konferencë për medie nga GLPS lidhur me temën “Raporti i vendit për Kosovën 2021: Numërim në vend apo jo?”.

Njomza Arifi nga GLSP në një konferencë për media tha se deri tek ky rekomandim kanë ardhur pasi që secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohet për një reformë të thellë, por një gjë e tillë nuk evidentohet për Kosovën.

Ndërsa Arbër Fetahu, i cili foli specifikisht për të gjeturat e raportit, vëmendje të veçantë i kushtoi sundimit të ligjit, për çka tha se një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë përmes vetingut mbetet e domosdoshme.


“Është e domosdoshme një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë përmes vetingut, por që e njëjta duhet të bëhet në koordinim dhe përfshirje të plotë të faktorit ndërkombëtar në të gjitha fazat e tij”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori