Rreth 500.000 tifozë të Liverpoolit i kanë vërshuar rrugët e qytetit për të festuar suksesin e klubit anglez në Ligën e Kampionëve - raportojnë The Mirror, Metro dhe mediat tjera britanike.

Redsat e mposhtën Tottenham Hotspurin në finale të Ligës së Kampionëve (2-0), në ndeshjen e zhvilluar në Wanda Metropolitano në Madrid, ndërsa të dielën heronjtë janë kthyer në shtëpi.


GettyImages 1147621827 (Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)

Dhe siç ndodh rëndom, ata kanë dalë për ta bërë paradën e fitores, e cila kishte filluar që në Madrid, ku ka pasur dhjetëra mijëra fansa të Liverpoolit.

Ndërsa pas arritjes në qytetin e Liverpulit, lojtarët dhe stafi janë nisur rrugëtimin nëpër qytet me mbishkrimin 'Kampionë të Evropës'.

GettyImages 1147596627 (Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)

Ndërsa për të festuar me ta kanë dalë në rrugë gjysmë milioni njerëz duke bërë që kjo festë të jetë madhështore. /Telegrafi/

GettyImages 1147598610 (Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1147621448 (Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app