LAJMI I FUNDIT:

Gjyqi i Johnny Depp kundër Amber Heard kthehet në filmi, publikohet ‘traileri’

Gjyqi i Johnny Depp kundër Amber Heard kthehet në filmi, publikohet ‘traileri’

Gjyqi për shpifjen i Johnny Depp dhe Amber Heard, i cili përfshinte dëshmi të bujshme, duke përfshirë akuzat për xhelozi ndaj aktorit James Franco, është kthyer në një film vetëm katër muaj pas vendimit final.

Një ‘trailer’ për “Hot Take: The Depp/Heard Trial” u publikua të mërkurën (28 shtator) me Mark Hapka dhe Megan Davis në rolet kryesore.

Në pamjet e para u shfaqën Davis si Heard dhe Hapka në portretizimin e Depp ulur në sallën e gjyqit, shkruan DailyMail.


Hapka ishte në dukej i ngjashëm me Deppin me stilin e tij të njohur të flokëve dhe syzet e diellit, ndërsa Davis ishte i dukshëm si Heard, veçanërisht në veshjet e saj në sallën e gjyqit.

Filmi i regjisores Sara Lohman paraqet gjithashtu Mary Carrig si avokaten e Heard, Elaine Bredehoft.

“Hot Take” është planifikuar të dalë të premten (30 shtator) falas në platformën Tubi.

Depp e paditi ish-gruan e tij Heard në shkurt 2019 për shkrimin e saj të dhjetorit 2018 në “The Washington” Post dhe ajo e kundërshtoi atë në gusht 2020.

Gjyqi Depp kundër Heard u mbajt në Fairfax County të Virxhinia nga prilli 2022 deri në qershor 2022 dhe transmetimi i tij i drejtpërdrejtë u shikua gjerësisht dhe krijoi reagime të shumta në mediat sociale.

Gjyqi i famshëm përfshinte dëshminë nga Depp dhe Heard, të cilët dhanë detaje në romancën e tyre, e cila u shndërrua në një martesë katastrofike me të dy duke akuzuar njëri-tjetrin për abuzim.

Heard gjatë dëshmisë së saj emocionale e përshkroi Depp si një burrë të dhunshëm dhe xheloz dhe tha se xhelozia e tij ndaj aktorit Franko, 44 ​​vjeç, ishte arsyeja që ai u zemërua në bordin e një fluturimi nga Boston për në Los Angeles kur dyshohet se e goditi Heardin pas shpine.

Të gjitha lajmet nga Johnny Depp
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Johnny Depp

Juria dha vendimin në favor të Depp, të cilit iu dha 8 milionë dollarë nga 50 milionë dollarët që kërkoi si dëmshpërblim.

Ndërkohë, Heard, fitoi një nga kundër-paditë e saj dhe iu dhanë 2 milionë dollarë nga kundërpadia prej 100 milionë dollarësh

Dëmet ndëshkuese më vonë u ulën në 350,000 dollarë  për shkak të një kufiri të vendosur nga ligji i shtetit të Virxhinias. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e

Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Kalo në kategori