LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për lëndën “Titanik” vazhdon më 14 nëntor, dëgjohen rreth 70 “bomba”

Gjykimi për lëndën “Titanik” vazhdon më 14 nëntor, dëgjohen rreth 70 “bomba”

Gjykimi për lëndën “Titanik” i Prokurorisë Speciale, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, do të vazhdojë më 14 nëntor. Në seancën e sotme u dëgjuan rreth 70 “bomba”.

Në pjesën më të madhe të përgjimeve është dëgjuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili një ditë para dhe ditën e zgjedhjeve në rrethin e dytë më 7 prill 2013, ka koordinuar gjithë anëtarët e partisë të punësuar nëpër komisione, kompani dhe komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykimi për rastin “Titanik” është në fazën e dëshmive dhe deri tani janë dëgjuar rreth 830 “bomba”, ndërsa Prokuroria Speciale ka propozuar mbi 1 mijë.


Në këtë lëndë të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska-Boshkovski dhe Martin Protugjer, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Jemzi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminale, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet në zgjedhje, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe shpërdorim fondesh për financimin e fushatave zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori